Si pjesë e projektit të fituar nga Programi ERASMUS+ në bashkëpunim me NLA University College në Norvegji, 2 (dy) studentë të nivelit master nga Fakulteti i Komunikimit Masiv, kanë mundësinë që ta ndjekin një semestër të ligjëratave në NLA University College.
Të interesuarit duhet lajmërohen përmes e-mailit deri:
Të Shtunën më datë 12 shtator 2020.
Përpos që duhet të jenë studentë aktualë të studimeve master, kriter i përzgjedhjes është njohja e gjuhës angleze që do të vlerësohet nga një panel i krijuar nga Kolegji AAB.
Ju inkurajojmë që të aplikoni dhe të bëheni pjesë e kësaj përvoje të mrekullueshme për ngritjen tuaj akademike.