Trajnim për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Kolegji AAB
Qëllimi
Kolegji AAB fillon me sesione trajnuese, me qëllim të aftësimit profesional të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Trajnimet do të ofrojnë qasje cilësore dhe përgatitje të juristëve që janë në proces për t’ u bërë kandidatë potencialë për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Trajnimi do të bazohet në lëmitë profesionale të Jurisprudencës, me qëllim të thellimit të njohurive në fushën e jurisprudencës dhe ngritja e aftësive të kandidatëve në ato fusha të kërkuara.
Trajnimi u dedikohet të gjithë juristëve të diplomuar por edhe atyre që punojnë në institucione të ndryshme si gjykata, prokurori, zyra të avokatisë, zyrtarë të ndryshëm ligjorë, etj..
Trajnimi përbëhet nga programet themelore të specializuara, duke përfshirë profesorë, ekspertë-prakticientë dhe profesionistë të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike.
Ndjekësit e trajnimit do të përfitojnë edukim cilësorë dhe njohuri përkatëse për të kaluar provimin e jurisprudencës.
Më shumë
Kohëzgjatja
Trajnimi do të jetë intensiv dhe do të zgjasë: Programi zgjat - 2 javë
Kush mund të aplikojë
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit.
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit është i hapur nga 02.12.2019 dhe zgjat deri në plotësimin e grupit.
Fillimi i trajnimit
Trajnimi do të fillojë së shpejti.
Trajnerët
Së shpejti…
Orari
Së shpejti…