Trajnimet me kompaninë izraelite “Gold N Links” – Certifikohen studentët pjesëmarrës

23 Mars 2023
Trainings with the Israeli company "Gold N Links" - Participating students are certified

Kompania teknologjike izraelite “Gold N Links”, që është një nga bashkëpunëtorët e Kolegjit AAB, këtë muaj ka organizuar trajnime në lidhje me sigurinë kibernetike, ku morën pjesë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të cilët u certifikuan sot.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, ka falënderuar studentët që morën pjesë duke shtuar se këto certifikata do shërbejnë të pasurojnë CV-në e tyre, kurdo që do bëhen pjesë e tregut të punës. Trajnimet u mbajtën nga drejtori i kompanisë, Roi Matis Shaposhnik, ndërsa kishin të bënin me hapësirën kibernetike, rreziqet në hapësirën në internet, jetën e përditshme në hapësirën në internet dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të kibernetikës.

Share: