Tri studente fituese të Çmimit “Masar Stavileci” i cili u nda sot në Ditën Botërore të Librit

23 Prill 2021

Në shënim të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, në Kolegjin AAB u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit “Masar Stavileci”. Ky çmim i themeluar nga Kolegji AAB, për çdo vit u ndahet studentëve të cilët kanë qenë lexuesit më aktivë në Bibliotekën Universitare AAB.

Çmimi “Masar Stavileci” i themeluar në vitin 2018, në nderim të rektorit të parë të Kolegjit AAB, prof.dr. Masar Stavileci, këtë vit u nda për të tretën herë.

Laureatë të sivjetmë të këtij çmimi janë tre studente: Dafina Buzoku, Florentina Peci dhe Vanesa Dubovci.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha përgëzoi fitueset e çmimit dhe tha se biblioteka është vendi më i rëndësishëm i Kolegjit, andaj ne kemi investuar dhe nuk do të ndalemi me investime. “Studentët janë ata të cilët i japin edhe më shumë rëndësi bibliotekës sonë”, tha Demjaha.

Nga ana tjetër, fitueset e çmimit u falënderuan për vlerësimin dhe premtuan se do të përpiqen t’ i nxisin edhe kolegët e tjerë që sa më shumë të jenë pranë librit dhe në bibliotekë.

Share: