Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB me 6 dhjetor 2025 nga ora 10:00, do mbaj tryezën e rrumbullakët me temën “E ardhmja ekonomike e Kosovës: Politikat, tregtia dhe sfidat e bizneseve në një treg global.”
Kjo tryezë synon të ofrojë një platformë profesionale diskutimi mbi orientimet strategjike të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Gjithashtu do diskutohet për sfidat e bizneseve në mjedisin global dhe ndikimin e politikave ekonomike në konkurrueshmërinë e tregut vendor.
Ju mirëpresim!