Tryezë Debati: Fenomeni Brain-Drain në Kosovë dhe rajon

25 Prill 2018

A po e humbasim fuqinë e shkathtë dhe të aftë për punë?!
Cilat janë shkaqet dhe pasojat e humbjes që pëson vendi nga migracioni i kapitalit njerëzor me shkollim universitar së bashku me mungesën e njëkohshme të inovacionit“në tregun e punës. 
Parë nga prizmi i rëndësisë te efektit të politikave arsimore dhe zhvillimit ekonomik në krijimin e një fenomeni të këtillë siç është “brain – drain”, Fakulteti Ekonomik organizon tryezën e debatit për
të diskutuar shkaqet, pasojat dhe mundësinë e tejkalimit të të njëjtave në Kosovë dhe rajon.
Të ftuar në panel janë:
Akademik Abdylmenaf Bexheti, UEJL, Maqedoni
Ministri i Financave, Bedri Hamza, Kosovë
Prof.Dr.Stefan Qirici, Luarasi, Shqipëri
Prof.Dr.Shaip Bytyqi – Dekan i Fakultetit Ekonomik, AAB, Kosovë
Arian Zeka, Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, Kosovë.

Ju mirëpresim! 

 

Share: