Tryezë në temën “Delikuenca e të miturve”

5 Qershor 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, dhe në kuadër të realizimit të projektit hulumtues “Delikuenca e të miturve” të Fakultetit të Juridikut në Kolegjin AAB, dega në Gjakovë, u mbajt debati në temën “Delikuenca e të miturve”, ku të pranishëm ishin qytetarë e përfaqësues të institucioneve lokale të Komunës së Gjakovës, profesorë dhe studentë të AAB-së, etj.

Në këtë tryezë panelistë ishin:AliSelimaj, prokuror i Shtetit,Prokuroria Gjakovë; TushMarkaj, kapiten, hetuesia regjionale Gjakovës; prof. Fatmir Çollakaj, prodekan i Fakulteti Juridik. AAB dhe Mensut Ademi, udhëheqës i Qendrës Hulumtuese, Fakulteti Juridik, AAB, ndërsa tryezën e moderoi GanimeteIsmajli.

Diskutimi ishte i frytshëm dhe u prekën problemet me të cilat përballen të rinjtë dhe shkaqet e delikuencës në Komunën e Gjakovës.

Prokurori Selimaj paraqiti gjendjen rreth kësaj problematike nga prizmi i punës së Prokurorisë dhe rëndësinë e këtij institucioni në funksionimin e shtetit ligjor. Ndërsa,kapiten Tush Markaj poashtu nga aspekti i punës së Policisë paraqiti të arriturat dhe sfidat e .policisë me dukurinë e delikuencës dhe shkaqet e manifestimit të saj.

Profesor Çollakaj shkoqiti dhe elaboroi rolin e delikuencës ,ku kryesit e veprave penale nga kategoria e të miturve i sheh si viktima të rrethanave dhe proceseve të imponuara gjatë të cilave faza në proces, familja dhe institucionet formale nuk i kanë kryer si duhet obligimet e tyre ndaj të miturve.

Në fund të debatit u hap një diskutim i gjerë, ku edhe mësimdhënësi Mensut Ademi prezantoi ecurinë e hulumtimit, mundësinë e anëtarësimit të studentëve hulumtues të Fakultetit Juridik AAB në shoqatat hulumtuese regjionale dhe ndërkombëtare.

Share: