U certifikuan studentët vijues të trajnimit për aftësi të buta (soft skills)

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB u certifikuan për angazhimin e tyre në trajnimin e zhvillimit të aftësive të buta (Soft Skills), në kuadër të Programit për ndërtimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e të rinjve në karrierë.

Në këtë trajnim, studentët patën mundësinë të njihen për hartimin e shkresave të rëndësishme që do t’ ju duhen gjatë tërë karrierës së tyre, e sidomos tani që së shpejti do të diplomohen. Aktivitetet ishin të ndara në tre module, në modulin e parë aktivitetet lidhen me krijimin e biografisë personale CV-së, letrës motivuese, intervistës, shkresave zyrtare (raporteve) e-mailave; Moduli i II-të lidhet me Komunikimin në biznes, ndërsa i treti me  qëndrueshmërinë dhe trendët globale.

Studentja Kaltrina Muqaj, tregoi për njohuritë e marra në këtë trajnim: “Gjatë këtij trajnimi kemi kaluar shumë mirë. Çdo gjë ka qenë e organizuar dhe e zbatuar tërësisht në mënyrë profesionale, të gjitha njohuritë besoj që do na shërbejnë pozitivisht në orientimin e karrierës tonë për tregun e punës”, tha ajo.
Ndërsa Agnesa Tullari, poashtu studente në Fakultetin Ekonomik tregoi për eksperiencën e saj gjatë këtij trajnimi: “Shumë gjëra kanë qenë të panjohura për ne. Falë këtij trajnimi dhe aktiviteteve të mbajtura jemi avancuar për mënyrën se si të shkruajmë një CV, një letër motivuese apo e-mail. Më e rëndësishmja ka qenë interaktiviteti gjatë këtij trajnimi ku kemi pas mundësi të shprehemi njëkohësisht duke mësuar”, tha Agnesa.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me OJQ “Entrepreneurship & Social Change Association” (ESCA), derisa trajnimi u mbajt ne Kolegjin AAB.

INSTITUTI AAB
APLIKO