U inaugurua solemnisht Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar

Në një ceremoni solemne, të organizuar në Kolegjin AAB, është inauguruar Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, institut i cili ka për qëllim për të çuar përpara zhvillimin profesional në fushën e kontabilitetit, menaxhimit financiar dhe auditimit në Kosovë.

Në ceremoninë e ingurimit kryetari i Bordit të këtij instituti, prof.dr. Shaip Bytyçi, në fjalën e tij theksoi se Instituti AAB është një shoqatë profesionale jo fitimprurëse, që grupon profesionistët të kontabilitetit dhe auditimit të pajisur me titullin ,,Teknik i Kontabilitetit”, “Kontabilist i Çertifikuar” dhe “Auditor të Çertifikuar” të cilët do të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur në cilësinë e ekspertëve të kontabilitetit dhe auditimit.

Kryetari Bytyqi shtoi se nga ky institut, kandidatët në vendin e punës do t’i përmbushin sa më mirë qëllimet e tyre si në sektorin publik ashtu edhe privat.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i AAB, Ylber Prekazi tha se kandidatët me përfundimin e trajnimeve në Institutin AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, në të ardhmen do të ndihen krenarë me njohuritë e fituara, do të jenë një vlerë e shtuar për kompanitë apo organizatat ku punojnë aktualisht apo në të ardhmen, etj..

Pas ceremonisë, u mbajtën edhe ligjëratat e para të mësimit, për vijuesit e gjeneratës së parë, me një staf profesional dhe ambiente moderne të punës.

INSTITUTI AAB
APLIKO