Në Fakultetin e Gjuhës Angleze, dega në Ferizaj, të Kolegjit AAB, u mbajt aktiviteti i dytë me radhë “Talk to the native” ku ligjëruan amerikanë me funksione në Bondsteel.
“Gjatë këtij aktiviteti studentët dhe mysafirët amerikanë patën mundësi që përmes prezantimeve nga fusha e kulturës dhe ushqimeve tradicionale të përgatitura nga studentët dhe profesorët, të njoftohen me kulturat e njëri-tjetrit”, ka thënë organizatorja e këtij aktiviteti, tutorja Krenare Çerkini, duke shtuar se gjatë këtij aktiviteti u diskutua edhe rreth temave sociale ku studentët patën mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre nga jeta shoqërore.
Mysafirët amerikanë të ftuar u mirëpritën nga stafi i AAB-së, duke planifikuar së bashku edhe mundësi të reja bashkëpunimi.
Vlen të theksohet se aktiviteti i radhës do të mbahet në Kampin Bondsteel, vizitë kjo që do të jetë e planifikuar me agjendë për aktivitete studentore.