U mbajt aktiviteti i dytë “Talk to the native” në Fakultetin e Gjuhës Angleze në degën e Ferizajt

14 Maj 2016

Në Fakultetin e Gjuhës Angleze, dega në Ferizaj, të Kolegjit AAB, u mbajt aktiviteti i dytë me radhë “Talk to the native” ku ligjëruan amerikanë me funksione në Bondsteel.

 “Gjatë këtij aktiviteti studentët  dhe mysafirët amerikanë patën mundësi që përmes prezantimeve nga fusha e kulturës dhe ushqimeve tradicionale të përgatitura nga studentët dhe profesorët, të njoftohen me kulturat e njëri-tjetrit”,  ka thënë organizatorja e këtij aktiviteti,  tutorja Krenare Çerkini, duke shtuar se gjatë këtij aktiviteti u diskutua edhe rreth temave sociale ku studentët patën mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre nga jeta shoqërore.

Mysafirët amerikanë të ftuar u mirëpritën nga stafi i AAB-së, duke planifikuar së bashku edhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Vlen të theksohet se aktiviteti i radhës do të mbahet në Kampin Bondsteel, vizitë kjo që do të jetë e planifikuar me agjendë për aktivitete studentore.

Share: