U mbajt debati “Korrupsioni dhe të drejtat e njeriut” në kampusin e Gjakovës të Kolegjit AAB

10 Dhjetor 2017

Fakulteti Juridik, dega në Gjakovë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, organizuan debatin në temën “Korrupsioni dhe të drejtat e njeriut”.

Organizatorë të këtij debati, krahas dekanatit e stafit akademik të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, ishin edhe Policia e Kosovës, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL), Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK), Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistitëve të Kosovës.

Në këtë debat u diskutu për të drejtat e grave në Republikën e Kosovës, të drejtat e personave të arrestuar dhe mbajtja e tyre në polici, shkelja e statusit të barabartë të banorëve në Republikën e Kosovës e cenimin e së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik.

Nga ky debat u konkludua se mbrojta e lirive dhe të drejtave të njeriut janë shtyllë kryesore në funksionimin normal të shteteve demokratike sepse nga respektimi i të drejtave dhe lirive varet drejtpërdrejt zhvillimi politik, ekonomik dhe juridik i një shteti demokratik. Këtë e kanë dëshmuar shtetet euro – perëndimore (skandinave) ku respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ka arritur në zenit dhe janë shtetet më të fuqishme ekonomike, sociale dhe demokratike.

Kordinator të debatit ishin mësimdhënësit e Fakultetit Juridik, si prof.Fatmir Qollakaj, Mensut Ademi, Artan Fejzullahu, Enisa Haliti e Ganimete Ismajli.

Share: