Në kuadër të programit të praktikës profesionale “Anglishtja nga unë te ti” midis Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe SOS Fshatrave Prishtinë, sot u mbajt Dita Orientuese dhe prezantuese midis studentëve praktikantë dhe fëmijëve të cilët do të përfitojnë nga ky program.
Programi përbëhet nga një seri kursesh në gjuhën angleze dhe u ofron studentëve në AAB mundësinë për të kryer praktikën e tyre profesionale brenda një programi funksional, i krijuar posaçërisht për t’ iu mësuar gjuhën angleze fëmijëve në fshatrat SOS.
Në aktivitetin e sotëm ishin të pranishëm 100 fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët u mirëpritën në Kolegjin AAB për t’ iu nënshtruar një testi për përcaktimin e nivelit të tyre aktual të anglishtes. Fëmijët takuan mësuesit e tyre të ardhshëm në një atmosferë miqësore.
Në përfundim të aktivitetit, nxënësit e SOS Fshatrave u ftuan në shfaqjen “Hana dhe Dielli” të organizuar në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.
Programi “Anglishtja nga unë te ti” do të vazhdojë me formimin e grupeve dhe zhvillimin e kurseve në ambientet e Fshatit SOS në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.