U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB

2 Shtator 2016

Këshilli Drejtuesi i Kolegjit AAB, nën kryesimin e Kryetarit z. Ilir Tafa, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën morën pjesë anëtarët e tij, si dhe anëtarët e meaxhmentit të Kolegjit AAB.

Pas miratimit të rëndit të ditës dhe aprovimit të procesverbait nga mbledhja e kaluar e KD, mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e raportit të punës janar – qershor 2016, të prezantuar nga rektori prof. dr. Lulzim Tafa, si dhe me çështjet e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017.

Në raportin e përgatitur, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, bashkë me prorektorët dhe stafin përcjellës të rektoratit, prezantuan realizimin e aktiviteteve dhe çështjeve me prioritet, që kanë pasur gjatë gashtë mujorit të parë të këtij viti si: organizimi i procesit mësimor, organizimi dhe përgatitja e ekipeve për mbrojtjen e 25 programeve studimore për ri-akreditim,rritja e numrit të profesorëve të rregullt, në përmbushjen e kritereve bazë të vendosura nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA),me gradën dr.sc..

“AAB ka plotësuar numrin e kërkuar në të gjitha programet e studimit që organizohen në Kolegjin AAB, me staf akademik me titull dr.sc., ndërkohë që nga raportimi i fundit në AKA, ky numër është shtuar edhe për 52 mësimdhënës të rregullt me këtë titull akademik”, ka thënë rektori Tafa.  Ai ka shtuar se sipas rangimit të AKA për numrin e stafit akademik të kualifikuar, AAB është renditur si institucioni i dytë arsimor në Republikën e Kosovës pas Universitetit të Prishtinës.

“Mbi 70% e procesit mësimor gjatë këtij viti është mbuluar me staf të rregullt, ndërsa ne planifikojmë që gjatë vitit akademik 2016/2017, të arrijmë që ligjëratat dhe ushtrimet t’ i mbulojmë me rreth 85% deri 90%, staf të rregullt.”, ka theksuar z. Tafa.

Rektori Tafa, gjatë këtij takimi, citoi edhe akreditimin e tri programeve të reja: Programin e Infermierisë- bachelor dhe dy master si Psikologjia Sociale dhe Organizative dhe Dizajni Grafik, ndërsa Programit Përkujdesjes dhe Mirëqenie e Fëmijëve, bachelor, i është shtuar viti i katërt, nga 180 ECTS është shndërruar në 240 ECTS, si dhe është themeluar Qendra Gjermane e Kompetencës, etj..

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe digjitalizimi i shërbimeve dhe implementimi i portalit e- student etj., si dheu paraqiten statistikat reale të shfrytëzimit të portalit janar – qershor 2016.

Rektori i Kolegjit AAB, z. Tafa, bashkë me stafin e tij folën edhe për prioritetet e vitit akademik2016/ 2017, sipas të cilëve e pakopromis do të jetë puna për ngritjen e cilësisë së studimeve, përkrahja dhe zhvillimi i hulumtimeve shkencore, përkrahja e personelit akademik dhe të Unionit të Studentëve etj..

Pas shqyrtimit të aktiviteteve të planifikuara për vitin akademik2016 / 17, u dhanë edhe një sërë rekomandimesh nga anëtarët e Këshillit Drejtues për zhvillimin e mëtejmë të Kolegjit AAB.

Share: