U mbajt mbledhja e radhës e Senatit të Kolegjit AAB

17 Maj 2019

Nën udhëheqjen e Rektorit të Kolegjit AAB, prof.dr.Lulzim Tafa, kryesues i Senatit, sot u mbajt mbledhja e radhës e organit më të lartë akademik të Kolegjit AAB.

Me këtë rast u shqyrtuan shumë pika të rendit të ditës, duke përfshirë miratimin e disa rregulloreve të reja, formimi i disa komisioneve, dhe u diskutuan çështje me interes për zhvillimin e mëtejmë të institucionit.

Senati votoi me shumicë votash avancimin e nëntë mësimdhënësve në gradën akademike profesor asistent, bazuar në raportin e Komisionit për Habilitim.

Përveç kësaj Senati miratoi propozimet për dhënien e titullit Doktor Honoris Causa për disa personalitete ndërkombëtare, çmime këto që do të ndahen gjatë këtij muaji, në shënim të përvjetorit të themelimit të Kolegjit AAB.

Share: