U zhvillua Tryezë Virtuale me universitete partnere nga Turqia

25 Mars 2021

Nën organizimin e Zyrës për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, u zhvillua një tryezë virtuale me përfaqësuesit e universiteteve partnere nga Republika e Turqisë.

Në këtë takim, rektori i AAB-së, Bujar Demjaha foli për rëndësinë e implementimit dhe intensifikimit të marrëveshjeve të arritura për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

Në tryezë u fol edhe për arritjet e deritanishme në fushën e bashkëpunimit jo vetëm me institucionet arsimore nga Turqia por edhe ato evropiane.

Prorektorja Venera Llunji, foli për projektet ERASMUS+ dhe MEVLANA dhe tregoi për vështirësitë të cilat i ka hasur institucioni ynë gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo theksoi se pandemia mund të pengojë udhëtimet fizike dhe kontaktet e drejtpërdrejta nëpër institucione të arsimit të lartë por nuk mund ta pengojë e as vështirësojë një bashkëpunim përmes përdorimit të platformave të ndryshme të komunikimit virtual.

Në këtë takim virtual, nga universitetet partnere turke pjesëmarrës ishin: znj. Dialara Çilek, sekretare e dytë e Ambasadës së Republikës së Turqisë; prof. Fatih Savashan, rektor i Universitetit Sakaraya; prorektori Hysein Selçuk Halkaci dhe prof. Teslime Gokgol, Universiteti Konya Technical; prof. Bahar Erdal e prof. Aylin Ege, nga Universiteti Ostim Technic; prof. Meral Seker, dekane e Departamentit të Gjuhës Angleze, në Universitetin Alanya Alaadin; prof. Murat Agyaci nga Universiteti Karatay; prof. Haluk Oral, nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë të Universitetit; z. Cihan Dinçer, drejtor i TIKA-s në Prishtinë, etj..

Nga takimi dolën këto përfundime:

• bashkëpunimi të realizohet përmes një sërë aktivitetesh:
• të ketë projekte të përbashkëta hulumtimi përmes thirrjeve të përbashkëta për Kosovë dhe Turqi
• Shkëmbim stafi në të gjitha fushat për hulumtime shkencore por edhe programe trajnimi
• Shkëmbim studentësh përmes aktiviteteve të ndryshme
• Shkëmbim studentësh përmes programeve ERASMUS+ dhe MEVLANA
• Organizime të konferencave të përbashkëta akademike dhe studentore
• Organizimi të shkollave verore dhe dimërore në Turqi dhe Kosovë
• Programe të përbashkëta për stafin mjekësor; konferenca, webinare, seminare, tryeza
• Të organizohen vizita dypalëshe për të parë punën dhe aktivitete që zhvillohen nëpër institucionet tona
• Bashkëpunim në shkëmbime kulturore, vizita kulturore
• Projekte në fushën e arkitekturës, bashkëpunim në mbështetje të kulturave të ndryshme
• Programe të përbashkëta studimesh (Joint Degree programmes)
• Organizmi kursesh të ndryshme që mund të konsiderohen të dobishëm për të gjitha palët
• Webinare të ndryshme, pjesëmarrje aktive në to.

Hapi i radhës janë takime të veçanta virtuale ose edhe fizike për të implementuar në veçanti këto mundësi bashkëpunimi.

Share: