Udhëheqëset e Zyrës së Projekteve nga Universiteti Masaryk zhvillojnë takim me homologet në Kolegjin AAB

24 Shtator 2024

Për të biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit mes Universitetit Masaryk dhe Kolegjit AAB, Eva Šlesinger dhe Ivana Mackerlová kanë zhvilluar takim në Zyrën e Projekteve të Kolegjit AAB.
Ato u mirëpritën nga drejtoresha e kësaj zyre Ilirjana Geci dhe zyrtarja Erëza Mehmeti, ndërsa u diskutua për fusha me interes të përbashkët në zhvillimin e projekteve të reja. Gjithashtu u shkëmbyen informata rreth procedurave dhe praktikave për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve zhvillimore.

Šlesinger dhe Mackerlová po qëndrojnë në Kolegjin AAB si pjesë e projektit Erasmus+ për shkëmbim të
stafit.

Share: