Universiteti i Liège nga Belgjika fton studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në Erasmus+

15 Mars 2019

Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Kolegjin AAB, Universiteti i Liège në Belgjikë shpall thirrjen për pranimin e studentëve nga Kolegji AAB në programin e shkëmbimit Erasmus+, 2019/20.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e mëposhtme para se të aplikoni.

Afati i aplikimit:

Aplikimi online:

Plotësoni formën e aplikimit online dhe bashkëngjitni dokumentet e kërkuara (foton e ID kartelës, dokumentin identifikues apo pasaportën, certifikatën e notave, vërtetimin për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, vërtetimin për nominim nga Kolegji AAB).

Informacionet e detajizuara për procedurën e aplikimit i gjeni në:  www.enseignement.uliege.be/en/erasmus-in-application

 

Studentët të cilët plotësojnë kriteret do të intervistohen paraprakisht nga komisioni përkatës në Kolegjin AAB.

Pas pranimit të aplikacionit nga koordinatori i departamentit përkatës në U Liège, studenti pranon letrën e pranimit në email.

Share: