Kolegji AAB njofton studentët e Fakulteti të Administratës Publike për mundësinë mobiliteteve në Universitetin e Liezhit në Belgjikë, në kuadër të marrëveshjes bilaterale për mobilitet të studentëve ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Liezhit.
Nga ky projekt, për vitin akademik 2018/19, dy studentë nga Kolegji AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semestër (5 muaj) në nivelin Master, në fushën e Shkencave Politike në Universitetin e Liezhit në Belgjikë.
DREJTIMET PËR TË CILAT MUND TË APLIKOHET
Të drejtë aplikimi për mobilitet kanë studentët e nivelit bachelor nga këto fakultete:
– Administratë publike dhe
– Diplomaci
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Aplikantët duhet të:
– jenë studentë të rregullt të Kolegjit AAB;
– kenë notën mesatare mbi 9.00 (nëntë pikë zero);
– kenë njohuri të gjuhës angleze (Niveli B1);
– kenë përmbushur të gjitha pikat e Kontratës së studimeve me Kolegjin AAB.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
– vërtetimi për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti);
– pasqyra e notave (lëshohet nga fakulteti);
– certifikata mbi njohurinë e gjuhës angleze, një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze.
BURSA MBULON
– 800 Euro bursë mujore
– Shpenzimet e udhëtimit
Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është deri më 30 nëntor 2017. Aplikacionet e pakompletuara nuk merren parasysh. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Për më shumë informata rreth kësaj burse ju lutem vizitojeni faqen zyrtare të Universitetit https://www.ulg.ac.be/cms/c_14094/en/application-file
Për çdo pyetje shtesë mos hezitoni të paraqiteni në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, në Objektin nr. 5, apo në kontaktet; tel: 038 600 005- 106, e:mail [email protected]
Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!