Universiteti i Liezhit në Belgjikë ofron bursa për studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB

20 Tetor 2017

Kolegji AAB njofton studentët e Fakulteti të Administratës Publike për mundësinë mobiliteteve në Universitetin e Liezhit në Belgjikë, në kuadër të marrëveshjes bilaterale për mobilitet të studentëve ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Liezhit.

Nga ky projekt, për vitin akademik 2018/19, dy studentë nga Kolegji AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semestër (5 muaj) në nivelin Master, në fushën e Shkencave Politike në Universitetin e Liezhit në Belgjikë.

DREJTIMET PËR TË CILAT MUND TË APLIKOHET

Të drejtë aplikimi për mobilitet kanë studentët e nivelit bachelor nga këto fakultete:

–       Administratë publike dhe

–       Diplomaci

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Aplikantët duhet të:

–       jenë studentë të rregullt të Kolegjit AAB;

–       kenë notën mesatare mbi 9.00 (nëntë pikë zero);

–       kenë njohuri të gjuhës angleze (Niveli B1);

–       kenë përmbushur të gjitha pikat e Kontratës së studimeve me Kolegjin AAB.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

–       vërtetimi për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti);

–       pasqyra e notave (lëshohet nga fakulteti);

–       certifikata mbi njohurinë e gjuhës angleze, një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze. 

BURSA MBULON

–       800 Euro bursë mujore

–       Shpenzimet e udhëtimit

Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më 30 nëntor 2017. Aplikacionet e pakompletuara nuk merren parasysh. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Për më shumë informata rreth kësaj burse ju lutem vizitojeni faqen zyrtare të Universitetit https://www.ulg.ac.be/cms/c_14094/en/application-file

Për çdo pyetje shtesë mos hezitoni të paraqiteni në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, në Objektin nr. 5, apo në kontaktet;  tel:  038 600 005- 106, e:mail [email protected]

Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!

Share: