Të nderuar studentë dhe staf akademik,
Universiteti Masaryk, në Bërno të Çekisë ka shpallur thirrjen për aplikim në programin për shkëmbim për studentë dhe staf akademik për vitin akademik 2020/21.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 Mars 2020.
APLIKIMET PËR STUDENTË
Studentët përveç CV-së, letrës motivuese, certifikatës së notave dhe njohjes së gjuhës angleze, kërkohet të zgjedhin edhe kurset sipas Marrëveshjes. Katalogun me Kurset që ofrohen, mund të gjendet në këtë link:
https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue
Studentët në aplikacion duhet të theksojnë nëse dëshirojnë të studiojnë në vjeshtën e vitit 2020 ose pranverën 2021.
APLIKIMET PËR STAFIN AKADEMIK
Aplikantët për shkëmbimin e stafit kërkohet të paraqesin dokumentet përkatëse (CV, letër motivimi, dëshmi të gjuhës dhe planin e punës) dhe gjithashtu kërkohet që të paraqesin një letër paraprake.
Për të parë strukturën e universitetit dhe të gjitha departamentet, ju lutemi shikoni: https://www.muni.cz/en/about-us/organizational-structure
Rezultati përfundimtar dhe njoftimi për kandidatët e pranuar do të bëhet jo më vonë se 15 Prill 2020.
Më shumë informata, mund të gjeni në materialet e bashkëngjitura:
Academic details
2020-2021 MU Information Sheet