Vazhdojnë takimet e rëndësishme nga prorektorja dhe zyrtarja e Kolegjit AAB në Universitetin Caen

25 Janar 2024
The important meetings of the vice-rector and the official of the AAB College at the University of Caen continue

Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji dhe zyrtarja për zhvillim të projekteve Erëza Mehmeti, kanë vazhduar takimet e tjera të rëndësishme me përfaqësues nga universiteti Caen në Normandi, në lidhje me zhvillimin e projektit të radhës mes dy institucioneve.

Ato kanë takuar udhëheqësit dhe zyrtarët e departamenteve të posaçme që merren me gjithëpërfshirje të studentëve, sidomos të atyre me aftësi të kufizuara, si në mbështetjen akademike, profesionale, fizike, mjekësore, ligjore, aktiviteteve sportive dhe argëtuese, aktiviteteve të mundshme nga këndi i realitetit virtual, përdorimit të bibliotekës, këndet e leximit, studimit, punës ekipore, trajtimeve të veçanta, intershipeve, përgatitjes së provimeve dhe mësimdhënies sipas nevojave specifike të studentëve etj.

Bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe UNICAEN përbën një rëndësi të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

Share: