Vazhdon rritja dhe avancimi i stafit akademik të AAB-së. Ligjëruesja Saranda Shatri mbrojti doktoratën në Universitetin e Tiranës

Radhëve të qindra mësimdhënësve të Kolegjit AAB, iu shtu edhe një doktor shkencash. Në Departamenti e Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin publik të Tiranës, ligjëruesja e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, Saranda Shatri, e fitoi thirrjen shkencore: Doktor i shkencave në sociale.

Znj. Shatri mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temën: ” Integrimi dhe gjithëpërfshirja në shkollat fillore 1-5″, para komisionit: Prof. Dr. Nikoleta Mita, kryetare e komisionit; prof. Dr. Erleta Mato, oponente, prof. Dr. Bedri Kola, anëtar, prof. Sotir Rapo, anëtar dhe prof. Edlira Haxhiymeri, anëtare.

Gjatë mbrojtjes së disertacionit të doktoratës, znj. Shatri tha se gjithëpërfshirja është një fenomen relativisht i ri për Kosovën dhe se mësuesit luajnë rol kardinal në zbatimin e arsimit cilësor dhe se qëndrimet pozitive të mësimdhënësve janë vendimtare për implementimin e suksesshëm të gjithë përfshirjes në arsim.

“Studimi pati si qëllimi të eksplorojë se cilat janë qëndrimet e mësuesve ndaj gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat gjithëpërfshirëse, si dhe të qartësojë lidhjen midis qëndrimeve të mësuesve dhe të variablave që ndikojnë në qëndrimet e tyre”, tha znj. Shatri, duke shtuar se rekomandimet përkatëse të studimit u mbështetën në mënyrat kryesore të nxitjes së qëndrimeve pozitive të mësuesve ndaj nxënësve me nevoja të veçanta dhe të përmirësimit të procesit të gjithëpërfshirjes.

Në fund, komisioni e vlerësoi disertacionin me notën më të lartë, i cili i plotëson të gjitha kushtet për gradën shkencore: Doktor i shkencave sociale.

Dr.sc. Saranda Shatri është ligjëruese e rregullt në Kolegjin AAB. Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore, simpoziume etj., si dhe në aktivitete të tjera me rëndësi për shkencat sociale.

INSTITUTI AAB
APLIKO