Studentët e Shkencave Kompjuterike realizojnë vizitë studimore në kompaninë “Slice”

26 Dhjetor 2025

Qendra e Karrierës  së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave KompjuterikeKolegjin AAB,  dhe koordinatorin e fakultetit Engin Melekoglu, zhvilluan një vizitë profesionale në kompaninë “Slice”.

Ata u mirëpritën nga Gëzim Sahiti, HR i kompanisë, i cili njoftoi studentët me kulturën organizative, misionin dhe mënyrën e funksionimit të kompanisë.

“Slice” është kompani me seli në New York, SHBA, që operon në disa vende të botës dhe është themeluar nga dy shqiptarë nga Dibra.  Kompania ofron zgjidhje teknologjike për pizzeritë e pavarura, duke i ndihmuar ato të zhvillohen dhe të konkurrojnë në tregun digjital.

Gjatë takimit, z. Sahiti prezantoi mundësitë e punësimit dhe zhvillimit profesional për të rinjtë, duke inkurajuar studentët që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit të Slice, ku ofrohen mundësi të shumta për rritje profesionale dhe përfshirje në projekte ndërkombëtare.

Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me ambientin e punës dhe të diskutojnë me përfaqësuesit e kompanisë rreth teknologjive dhe praktikave që përdoren në sektorin e zhvillimit digjital.

Share: