Prof. Ass. Dr. Engin Melekoğlu ka lindur më 25 gusht 1981 në Prizren, Kosovë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 2006 në Universitetin Trakya të Edirnes në drejtimin Inxhinieri Kompjuterike. Në vitin 2010, përfundoi studimet master në Universitetin Anadolu të Eskişehirit, ndërsa në vitin 2023 u doktorua në Universitetin e Sakaryasë në drejtimin Inxhinieri e Kompjuterëve dhe Informatikë.
Karriera e tij profesionale përfshin përvojë të gjerë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik dhe akademik. Fillimisht, ka punuar në kompani të ndryshme të zhvillimit të softuerit në Turqi si Netsis Software, Markadestek, ASD Web Design dhe Grafikirler LLC, ku ka mbajtur role të rëndësishme si zhvillues softueri, koordinator teknik dhe menaxher i departamentit të softuerit.
Pas kthimit në Kosovë, ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit në Ministrinë e Administratës Publike (2011-2014), ku ka kontribuar në zhvillimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Paralelisht, ka qenë i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin Politeknik Evropian.
Që nga viti 2015 është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku mban pozitat e Ligjëruesit dhe Koordinatorit të Projekteve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Për një periudhë ka shërbyer edhe si Koordinator i Arsimit Turk pranë Kolegjit AAB. Ai gjithashtu është Drejtor dhe Themelues i kompanisë ESengineering Software & Advertisement LLC, që nga viti 2013.
Në sferën akademike, Dr. Melekoğlu është i angazhuar në mësimdhënie në lëndë të ndryshme si: Programimi në Java dhe .NET, Zhvillimi i aplikacioneve mobile, Inteligjenca Artificiale, Bazat e të Dhënave, Algoritmet dhe Sistemet e Menaxhimit të të Dhënave.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
– Guma Ali, Aziku Samuel, Maad M Mijwil, Kholoud Al-Mahzoum, Malik Sallam, Ayodeji Olalekan Salau, Indu Bala, Klodian Dhoska, Engin Melekoglu. Enhancing Cybersecurity in Smart Education with Deep Learning and Computer Vision: A Survey (2025).Mesopotamian Journal of Computer Science https://journals.mesopotamian.press/index.php/cs/article/view/839
– E Melekoglu, U Kocabicak, MK Uçar, C Bilgin, MR Bozkurt, M Cunkas. A new diagnostic method for chronic obstructive pulmonary disease using the photoplethysmography signal and hybrid artificial intelligence (2022). PeerJ Computer Science https://peerj.com/articles/cs-1188/
– E Melekoğlu, Ü Kocabıçak, MK Uçar, MR Bozkurt, C Bilgin. Machine Learning for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease and Photoplethysmography Signal – Based Minimum Diagnosis Time Detection (2020). Springer Nature Link https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-79357-9_6
– Melekoğlu, Engin. Development of a New Machine Learning-Based Method for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease(2023)
– A Maraj, S Berzati, I Efendiu, A Shala, J Dermaku, E Melekoglu. Sensing platform development for air quality measurements and analysis,
IEEE Xplore https://ieeexplore.ieee.org/abstract/document/8088233
Melekoglu E. Studim krahasues për eQeverisjen në Kosovë – ReSPA
Ndër projektet që ka zhvilluar janë: E-Qeverisja, E-Shëndetësia, E-Arsimi, E-Turizmi, E-Kultura, si dhe aplikacione mobile si “Where am I (GPRS-Google Maps)”, softuerë kontabiliteti, sisteme B2B dhe platforma për tregti elektronike.
Ai ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare rajonale dhe ndërkombëtare të rëndësishme si:
– Trajnim për Lidership – TÜSSIDE, Kocaeli (Turqi)
– Workshop për E-Qeverisje – ReSPA, Mali i Zi
– Trajnim për aplikacionet Windows 8 – Microsoft Executive Briefing Center, Bruksel
Përvoja e tij e gjatë dhe e pasur në Intelektin Artificiale, zhvillimin e softuerëve, si dhe kontributet në digjitalizimin e institucioneve publike dhe edukimin universitar, e bëjnë atë një figurë të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.
Ai zotëron njohuri në gjuhët: shqip, turqisht, anglisht dhe serbisht.
Aktualisht jeton në Prizren dhe është i martuar dhe ka dy fëmijë.