Vizitë studentore e Klubit të Debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze, Kolegji AAB në Universitetin Metropolitan Tirana

14 Maj 2022

Studentët e Klubit të debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze u mikëpritën në Universitetin Metropolitan Tirana për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh studentore dy-ditore. Aktivitetet përfshinë një seancë debati, gjatë së cilës studentët shpalosën aftësitë e tyre komunikuese, argumentuese dhe të menduarit kritik.

Ky aktivitet u pasua me një mbledhje të përbashkët midis Këshillit Studentor të universitetit mikëpritës dhe studentëve të Kolegjit AAB si edhe vizita kulturore në muze dhe site të tjera turistike në Tiranë. Këto aktivitete shërbyen si shkëmbim përvoje dhe krijim të rrjetizimit midis studentëve. Të dy palet u zotuan se do të vazhdojnë traditën e aktiviteteve të përbashkëta.

Share: