Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale realizojnë vizitë studimore në Radio Dukagjini

11 Dhjetor 2025

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave SocialeKolegjin AAB, kanë realizuar një vizitë studimore në Radio Dukagjini, ku u pritën nga moderatorja e njohur, njëherazi ish studente e Fakultetit të Komunikimit Masiv, Edita Doli.

Qëllimi i vizitës ishte ofrimi i një përvoje praktike rreth funksionimit të një redaksie dhe rolit të medias në informimin dhe edukimin e publikut.

Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën nga ofër me proceset e përditshme të punës në një redaksi, përfshirë organizimin e programit, prodhimin e përmbajtjes audio, komunikimin me audiencën, etj.

Moderatorja Edita Doli, ndau me studentët përvojën e saj në industrinë mediatike, duke theksuar çështjet kryesore si etika profesionale, përgjegjësia shoqërore e mediave dhe nevoja për raportim të saktë.

Studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë rreth ndikimit të mediave në formësimin e opinionit publik, rolin e teknologjisë në transformimin e komunikimit dhe sfidat e gjeneratave të reja në këtë fushë.

Share: