Vizitë studimore në Kompaninë e përkthimeve TranKos

2 Korrik 2022

Ndërlidhja e studimeve me praktikën profesionale në veçanti dhe me tregun e punës në përgjithësi është një domosdoshmëri në kontekstin e sotëm arsimor. Në këtë kuadër, në prag të diplomimit, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Gjuhës Angleze kryen një vizitë studimore në kompaninë TranKos, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Z. Afrim Hyseni.

Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën me procesin e përkthimit të teksteve teknike me anë të software-it të specilaizuar të përkthimit, Trados. Drejtori i kompanisë gjithashtu foli për aftësitë që një përkthyes duhet të ketë në mënyrë që të jetë i suksesshëm. Më pas, takimi vazhdojë me diskutime dhe pyetje nga ana e studentëve. Trankos është një partner i rëndësishëm për Fakultetin e Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, pasi siguron praktikë profesionale për studentët të cilët aspirojnë të bëhen përkthyes në të ardhmen.

Share: