Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB ka organizuar webinar me temën “The Art and Science of Image Processing”, me ligjërues Dr. Faruk Bulut profesor në University of Essex.
Fjala hyrëse e dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike
Aktivitetin e hapi dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prof. Arben Ahmeti, i cili theksoi rëndësinë e këtyre ngjarjeve për studentët. Ai shtoi se takimet me ekspertë ndërkombëtarë, si Dr. Faruk Bulut, iu ofrojnë studentëve mundësinë të mësojnë nga profesionistë me përvojë globale në fushat e inteligjencës artificiale dhe përpunimit të imazheve.
Temat e trajtuara në webinar
Profesori Bulut, gjatë ligjëratës ndau përvojën e tij në aplikimet praktike të inteligjencës artificiale, ku prezantoi projekte inovative si: Detektimi i tumoreve të trurit përmes analizës së imazheve mjekësore; Zbulimi i zjarreve në kohë reale përmes kamerave CCTV; Njohja automatike e fytyrës me teknika të avancuara të Deep Learning, etj.
Ngjarje interaktive dhe frymëzuese për studentët
Në webinar u përfshinë edhe studentët që patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë me profesorin. Ky aktivitet frymëzoi studentët që të thellohen në botën e inteligjencës artificiale dhe përpunimit të imazheve.

