Ylber Prekazi: Kolegji AAB më i miri në rajon

29 Dhjetor 2014

“Ndihem krenar dhe me fat shumë të madh që isha pjesë e AAB-së gjatë studimeve bachelor dhe master,dhe tani edhe i punësuar në “gjigantin” e arsimit të lartë në Kosovë, pra në Kolegjin AAB”, ka thënë Ylber Prekazi, për revistën “AAB Alumni”.

Ylber Prekazi, studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB,dhe menjëherë ka vazhduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Evropian të Tiranës,në Shqipëri. Si student i dalluar, në AAB është angazhuar menjëherë pas diplomimit.

“E them me bindje të fortë dhe me shumë emocion se nuk kam gabuar që kam zgjedhur Kolegjin AAB, për të studiuar, menjëherë pas shkollës së mesme. AAB është një ndër universitetet më të mira në rajon, dhe jo vetëm, i cili më ka formësuar në aspektin intelektual dhe ma ka shtuar vlerën”.

Krahasuar me universitet tjera, pika më e fortë e AAB-së është stafi akademik i kualifikuar dhe me emër në fushën e ekonomisë kosovare dhe ndërkombëtare; shërbime administrative shumë cilësore dhe efikase; infrastrukturë dhe ambiente për mësim, lexim dhe punë studimore shumë moderne,disiplina në të gjitha aktivitetet që zhvillohen, ndryshimet pozitive që ndodhin çdo vit në të gjitha fushat, si akademike ashtu edhenë infrastrukturë, angazhimi i profesorëve nga jashtë dhe që janë me emër në fushën e shkencës, me të cilët profesorë përveç ligjërimit kemi edhe bashkëpunime të ndryshme, si në aktivitete të shumta shkencore dhe pjesëmarrje të përbashkëta në konferenca të ndryshme, punën praktike në kompaninë më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Ylberi për revistën në fjalë.

Ai thotë se AAB çdo herë e ka në qendër studentin, duke iu mundësuar që të zhvillohen dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës.

“AAB-ja i çmon dhe i vlerëson studentët me rezultate të larta, këtë e ka bërë edhe në rastin tim..
Ndihem krenar dhe me fat shumë të madh që isha pjesë e AAB-së gjatë studimeve bachelor dhe master,dhe tani edhe i punësuar në “gjigantin” e arsimit të lartë në Kosovë, pra në Kolegjin AAB, thotë Ylber Prekazi.

Ylberi gjatë studimeve master ka diplomuar me temën“Transparenca në raportimet financiare të korporatave” (Krahasime midis raporteve financiare të ANP-së dhe PTK-së për vitet 2007-2009).Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore, ka botuar punime shkencore, dhe është  në proces të botimit edhe tëdy punimeve që lidhen me dërgesat e emigrantëve në Kosovë (remitencave), të cilat kanë të bëjnë me temën e tij të doktoraturës.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi që do t’ia drejtonte studentëve të rinj, Ylberi thotë: “Nëse dëshironi karrierë akademike dhe profesionale këtë mund ta realizoni nëpërmjet AAB-së, dhe padyshim që suksesi dhe realizimi iambicieve tuaja nuk do të mungojë, pasi cilësia që ka ky universitet, ua mundëson ta realizoni lehtësisht dhe me cilësi të lartë”.

Share: