Zyra e Erasmus+ në Kosovë mban dy sesione informuese në Kolegjin AAB

30 Janar 2023
The Erasmus+ office in Kosovo holds two information sessions at the AAB College

Për stafin akademik dhe studentët e Kolegjit AAB janë mbajtur dy sesione informuese në lidhje me programin e Erasmus+. Për mundësitë që kanë stafi të angazhohen në projekte të ndryshme është diskutuar në sesionin e parë, ndërsa në sesionin e dytë studentët e pranishëm janë informuar rreth llojit të mobiliteteve të programit Erasmus+.

Këto sesione janë mbajtur nga koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi, Zyrtare e Projekteve në Zyrën Erasmus+ në Kosovë, Blerinë Zjaça Osmani, të shoqëruara nga Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe Drejtoresha e Zyrës së Zhvillimit të Projekteve në Kolegjin AAB, Ilirjana Geci.

Gjatë sesionit të dytë kanë folur edhe studentët e Kolegjit AAB, të cilët kanë treguar përvojat e tyre në kuadër të programit Erasmus+, duke motivuar edhe studentët tjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Share: