Zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Kosovë zhvillon ligjëratë dhe takime në Kolegjin AAB

2 Prill 2024
The official of the American Embassy in Kosovo conducts lectures and meetings at the AAB College

Sot, Kimberly Riffe, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Departamenti i Drejtësisë, Atasheu i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale (DOJ-ICITAP) mbajti një ligjëratë dhe takime me kuadrot e Kolegjit AAB.

Riffe fillimisht u takua me rektorin e Kolegjit AAB, z. Blerim Olluri, ku u diskutua për punën që po zhvillohet nga të dyja palët. Gjatë ligjëratës së saj me studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe të Fakultetit Juridik, ajo ndau përvojën e saj shumëvjeçare si oficere dhe komandante në forcat e rendit dhe punën e saj në nivel ndërkombëtar për të asistuar në zhvillime. 

Ky program ka për mision punën me qeveritë për të zhvilluar kapacitete efektive, profesionale dhe transparente të zbatimit të ligjit që mbron të drejtat e njeriut, lufton korrupsionin dhe redukton kërcënimin e krimit dhe të terrorizmit trand-nacional.

Ndër të tjera, ajo foli për angazhimet e saj të mëparshme në vende të ndryshme duke përfshirë Irakun, Meksikën, Afganistanin, Jordaninë, Bregun Perëndimor, Bangladeshin dhe Pakistanin duke përfshirë edhe afro shtatë vite në Kosovë.

Në fund të ligjëratës, studentët i bënë të ftuarës pyetje të ndryshme sigurie specifike për Akademinë Kombëtare të FBI-së dhe agjencitë tjera.

Share: