Administratë Publike dhe Diplomaci

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i këtij programi është thellimi,zgjerimi i njohurive te fituara nga programi bachelor ne lemine e administrates publike, duke eksploruar krahasuar te arriturat me te reja te shkences mbi administraten publike, per nje formesim te qendrueshem te profilit teorik e shkencor te kuadrit te ardheshem qe do te rezultoje nga ky program. Synimi i ketij programi mundeson ngritje dhe zhvillim te shkathtesive hulumtuese te proceseve dhe tematikes administrative e diplomatike. Permes punes individuale hulumtuese vijuesit te ketij programi do te indentifikojne, sqarojne dhe zhvillojne konceptin teoriko shkencor te avancuar dhe nje performance cilesore pragmatike ne fushen e administrates publike dhe diplomacise. Programi i nxit studentët të japin komente origjinale dhe të avancuara, të kenë një çasje të formësuar mbi trendet dhe zhvillimet në vend dhe regjion. Programi do të ndikoje në zhvillimin e aftësive të cilat do t’i plotësojnë standardet e larta shkencore dhe u ndihmojnë studentëve për zhvillimin e shkathtësive kritike, analitike dhe hulumtuese, që mund të aplikohen në shumë fusha e posaçërisht në fushat bazë të programit.

Rezultatet e pritura të studimit

Arritshmëria

me sukses t’i zbatojnë njohuritë e fituara nga Administrata Publike dhe Diplomacia në shumë situata ku shqyrtohen problemet relevante praktike ose teorike;
t’i vlerësojnë problemet në bazë të kontekstit, relevancës aktualitetit dhe rëndësisë të tyre dhe t’i ndërlidhin informacionet relevante dhe burimet kyçe nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve tjera nga prizmi i prespektives dhe suksesit ;
t’i vlerësojnë problemet dhe të gjejnë zgjidhje lidhur me zbatimin e teorisë së avansuar mbi Administraten Publike dhe Diplomacinë , mbi koneptin aktual të reformimit të Administrates Publike.
t’i njohin përvojat më të mira ndërkombetare të botes Akademike dhe t’u referohen atyre me rastin e hulumtimeve empirike dhe atyre teoriko shkencore në elaborimin dhe eksplorimin e fushave studimore ;
Të demonstrojnë mendimin e lirë dhe kritikë , aftësi për të ofruar qasje kreative dhe zgjidhje të qëndrueshme në segmentin e harmonizimit te parimeve , objektivave dhe strategjive të shtetit amë në fushën e administrimit publik duke respektuar dokumentet nderkombetare dhe Europijane mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.
Të jenë konsekuent në progresin shkencor dhe të zhvillojn ambicijen hulumtuese shkencore për nivel të Doktoratës.

Kohëzgjatja dhe vëllimi

2 vite, katër semestra.

Niveli dhe grada akademike

Master në Administratë Publike dhe Diplomaci (MA)

Liste e lëndëve

Viti I

Institucionet politike dhe administrative – 7 ECTS

Nocioni dhe historia e mendimit per institucionet publike,institucionet politike,korniza juridike dhe institucionet publike,koncepti i institucioneve politike,politika si veprimtari shoqerore,norma dhe institucioni ne kuptimin e ngusht,shteti dhe politika.

Metodologjia e kërkimit shkencor – 7 ECTS

Nocioni dhe koncepti i metodologjis,koncepti i hulumtimit dhe metodat e hulumtimit,mostrat reprezentative,variabla determinuese,projekt idea,plani narrativ,plani detajizues, hulmutues,raporti i hulumtimit,prezentimi dhe promovimi.

Institucionet e BE-se – 6 ECTS

Për këdo që jeton në Evropë është vështir që të injoroj Unionin Evropian, gjithashtu është i vështir edhe studimi i sajë në mënyr efektive, dhe të kuptoj çdo gjë siqë është në mënyr unike. Çë nga fillimi i saj Bashkimi Evropian është shfaqur si shoqata më e zhvilluar në rajonë. Në fillet e sajë shumë vrojtues e quajnë edhe si Organizatë Ndërkombëtare, mirpo duke marrur parasysh fushveprimin e saj politik, zgjerimin dhe thellimin e kompetencave institucionale ka arritur kuptimin që te trajtohet si nje sistem politik në vete. Integrimi i 28 shteteve në kuadrin e Bashkimit Evropian është ndoshta projekti politik më ambicioz pas Luftës së Dytë Botërore.Ky Kurs shqyrton çështjet që përballet Bashkimi Evropian dhe i vë ato në kontekstin e zhvillimit të saj historik dhe institucional, duke ofruar një kuptim të BE-së si një sistem politik të përbërë nga një gamë të gjerë aktoresh, siqë janë: shtetet, institucionet, qytetarët – që luajnë një rolë vendimtarë në ndërtimin dhe zhvillimin e Unionit

E drejta ndërkombëtare publike – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të studiojë sistemin juridik ndërkombëtar. Do të fokusohet mbi temat kryesore të kësaj fushe si për shembull: burimet dhe subjektet e së drejtës ndërkombëtare, juridikcionet ndërkombëtare te shteteve, përdorimi i forcës. Gjithashtu, do te trajtoje marrëdhëniet ndërmjet së Drejtës ndërkombëtare dhe së Drejtës se brendshme të shteteve. Do të zhvillojë disa tema të së Drejtës ndërkombëtare të vendosura nga gjykatat nacionale dhe ndërkombëtare si dhe Traktatet, Rezolutat dhe instrumentet tjera legale te rëndësishme.

Ruajtja dhe Mbrojtja e Informacionit – 4 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të studiojë sistemin juridik ndërkombëtar. Do të fokusohet mbi temat kryesore të kësaj fushe si për shembull: burimet dhe subjektet e së drejtës ndërkombëtare, juridikcionet ndërkombëtare te shteteve, përdorimi i forcës. Gjithashtu, do te trajtoje marrëdhëniet ndërmjet së Drejtës ndërkombëtare dhe së Drejtës se brendshme të shteteve. Do të zhvillojë disa tema të së Drejtës ndërkombëtare të vendosura nga gjykatat nacionale dhe ndërkombëtare si dhe Traktatet, Rezolutat dhe instrumentet tjera legale te rëndësishme.

Globalizimi dhe organizatat ndërkombëtare – 4 ECTS

Globalizimi ka sjellë ndryshime rrënjësore në mjediset ekonomike dhe politike ku ai vepron. Liberalizimi i tregut, çrregullimi dhe teknologjitë e reja të informacionit janë duke i ri-dizajnuar sistemet politike dhe ekonomike globale. Kjo lëndë do të trajtojë pasojat e globalizimit tek institucionet e shteteve dhe rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare si institucione dominante të sistemit politik. ndërkombëtar. Nocioni i globalizimit, organizatat ndërkombëtare,faktorët ndikues në globalizim, teknologjia, interneti dhe liberalizimi i kufijve, korporatat dhe ri-dizajnimi i tregut global,siguria globale dhe qëndrueshmëria e stabilitetit ekonomik global.

SEMESTRI II – Profili: Administratë Publike

Administrimi i qeverisjes lokale – 7 ECTS

Kjo lëndë është e ndërtuar përreth studimit të koncepteve bazë të qeverisjes lokale. Do të fokusohet në njësitë lokale të qeverisjes, pushtetit, autoritetit, trendit dhe zhvillimet të njësive qeverisëse nga aspekti krahasues. Një kujdes i veçantë do t’u përkushtohet koncepteve bazë dhe politikave ashtu siç figurojnë në Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale. Lënda do të studiojë raportin ndërmjet ligjeve, politikave dhe realitetit. Lënda duhet të bëjë gjithashtu krahasimin ndërmjet realitetit të qeverisjes lokale në shtetet e Evropës Juglindore me qëllim që të analizoje fuqinë dhe dobësinë e pushtetit të tyre të brendshëm të kufizuar. Për këtë qellim, do të përdorim konceptet politike dhe teoritë e analizës së koncepteve dhe rastet e studimit.

Menaxhmenti dhe lidershipi – 7 ECTS

n

Administrimi elektronik – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qëllim të trajtojë e-administratën e cila është prezent në secilin mjedis ku merren vendimet administrative, duke përfshi këtu të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me digjitalizimin e administratës publike. Kjo lëndë prezanton teknologjinë e e-qeverisë me një analizë të thellë të sfidave të zhvillimit dhe menaxhimit të qeverisë aktuale në ofrimin e shërbimeve dhe informacionit, në mënyrë elektronike, për 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

E Drejta administrative e avancuar – 6 ECTS

Nga aspekti i së Drejtës administrative të avancuar, kjo lëndë do të fokusohet te ndarja e pushtetit administrativ si dhe tek agjencitë e ndryshme administrative të pavarura. Kjo për shkak se në Kosovë, numri i agjencive administrative ka arritur numrin 40 dhe ka nevojë të kuptohet nga aspekti i së drejtës administrative. Gjithashtu, do të fokusohet në problemet që lindin nga procedura administrative dhe reformimi i saj permanent. Në fund, do të trajtojë metodat e përdorura për të zgjeruar kontrollin juridik mbi veprimin e administratës.

Administrimi i institucioneve të BE-së – 4 ECTS

Lënda shtjellon strukturën dhe fizionominë e institucioneve të BE-së, mekanizmat e administrimit, strategjinë vepruese në jetësimin e objektivave në praktikë, kornizën juridike dhe vlerësimin e performancës së institucioneve të BE-së. Pra, lënda shpjegon zhvillimin e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe administrimin e tyre duke u fokusuar në ndryshimet institucionale të BE-së dhe fazat e ndryshme të zgjerimit si dhe në efektin që ky zgjerim ka pasur sa i përket administrimit të tij. Për më tepër, do të trajtohet qeverisja e BE-së në disa nivele (multi level governance) dhe ndërveprimi i saj me administratat e shteteve anëtare.

Menaxhimi i resurseve njerëzore – 4 ECTS

Lënda “Menaxhimi i Resurseve Njerëzore” shpjegon në mënyrë të qartë kuptimin dhe rëndësinë e menaxhimit dhe angazhimit të burimeve njerëzore në kohën dhe vendin e duhur brenda fushëveprimit të një organizate. Në këtë materie do të trajtohen funksionet bazë menaxheriale si: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe mbikëqyrja. Nëpërmjet menaxhimit me sukses të burimeve njerëzore arrihet të sigurohen dhe përmbushen nevojat e organizatës me njerëzit dhe aftësitë cilësore në kohën dhe në vendin e duhur.

SEMESTRI II – Profili: Diplomaci

Historia e diplomacisë – 7 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të shpjegojë zhvillimin dhe evoluimin e diplomacisë në kontekstin historik. Lënda fokusohet gjithashtu në ndryshimet dhe raportet institucionale bashkëveprimin e diplomacisë dhe metodat e saj në rrethana të ndryshme gjatë zhvillimit të saj, përmes procese të ndryshme të zhvilluara ndërkombëtarisht.Gjithashtu lënda shpjegon fazat e ndryshme të zgjerimit, efektin që ky zgjerim ka pasur përsa i përket administrimit dhe menaxhimit të problematikave ndërkombëtare.

Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare – 7 ECTS

Kjo lëndë është dizajnuar për të eksploruar diplomacinë nga ana teorike edhe nga ajo praktike, si një proces politik dhe si instrument i politikës së jashtme. Lënda do të trajtojë teorinë nga aspekti historik dhe nga mënyra e ndërveprimit të diplomatëve me qeveritë e tyre. Studimi i diplomacisë nga aspektit historik na mundëson të kuptojmë se si diplomatët e përdorin informacionin mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë e shteteve të tyre.

Diplomacia publike – 6 ECTS

Diplomacia Publike ka të bëjë me kuptimin, angazhimin, informimin dhe influencimin e opinionit të jashtëm. Kjo lëndë do të studiojë format e udhëheqjes së politikës së jashtme përmes diplomacisë publike siç janë : transmetimi i medieve, marrëdhëniet e ndryshme kulturore, krijimi i rrjeteve njerëzore (human networking) përmes elitave etj. Lënda do të trajtojë diplomacinë publike nga aspekti i evolucionit të saj historik dhe ai i strategjive dhe teknikave që i përdorë për të influencuar opinionin ndërkombëtar. Do të fokusohet në ndërtimin e aftësive të komunikimit dhe të analizimit të të dhënave të rëndësishme duke marrë para sysh edhe çështjet morale, politike dhe praktike të diplomacisë publike.

Bazat e sigurisë dhe kërcënimeve transnacionale – 6 ECTS

Kjo lëndë do të analizojë përgjigjet institucionale përsa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit transnacional, në veçanti terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Lënda nënkupton analizë të koncepteve juridike universale mbi të cilat bazohet trajtimi i krimeve si “transnacionale” ose “internacionale” dhe një evoluim i llojeve të institucioneve të krijuara për të përcjellë dhe për të gjykuar kriminelët ndërkombëtarë. Lënda do të fokusohet mbi disa nocione siç janë: nocioni sigurisë, faktorët kërcënues transnacionalë, globalizimi dhe krimi i organizuar, globalizimi dhe terrorizmi, konventat dhe dokumentet ndërkombëtare lidhur me parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe mbi raportin e faktorëve socio-ekonomikë, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Politika dhe religjioni – 4 ECTS

Ky kurs i pajisë studentët me dije themelore mbi konceptet dhe qasjet teorike rreth politikës dhe religjionit. Kursi do të përfshinë një gamë të gjerë temash rreth marrëdhënieve tyre. Objektiv është zhvillimi i qasjes kritike ndaj fenomenit të religjionit dhe politikës. Sikurse edhe krijimin e aftësive analitike e studiuese rreth raportit mes këtyre fushëveprimeve.

Praktika diplomatike e Bashkimit Evropian – 4 ECTS

Kjo lëndë do të trajtojë sistemin diplomatik të Bashkimit Evropian dhe aktivitetet që e kanë karakterizuar BE-në përsa i përket diplomacisë dhe politikave të jashtme, gjatë 50 viteve të fundit. Gjithashtu do të trajtojë funksionimin dhe praktikat bazike të diplomacisë evropiane aktuale nëpërmjet të cilave mund të kuptojmë sistemin e shërbimeve të jashtme dhe organogramin diplomatik evropian. Gjithashtu do të studiohet legjislacioni i BE-së përsa i përket praktikës diplomatike të BE-së.

Viti II – Administratë Publike

Administrata krahasuese – 7 ECTS

Lënda shtjellon konceptin tradicional dhe bashkëkohor të administratës publike, aspektet krahasuese mbi funksionimin e administratës në regjion, strukturën e organizimit dhe funksionimit të administratës bashkëkohore, sistemin juridik dhe kushtetues dhe interferimet në modelimin e administratës publike. Për më tepër, trajtohet koncepti europian dhe ai anglo sakson i funksionimit të administratës publike.

Procedura dhe konflikti administrativ – 7 ECTS

Studimi i lëndës “Procedura Administrative” përfshinë dy fusha të veçanta: procedurën administrative dhe konfliktin administrativ që përbëjnë objektin themelor të studimit të së ashtuquajturës pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative. Shtjellimi i lëndës së “Procedurës Administrative” studentëve iu mundëson marrjen e njohurive dhe që më lehtë dhe më mirë t’i kuptojnë, shpjegojnë dhe analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me nocionet dhe institutet e së drejtës administrative procedurale. Në fillim të çdo pjese të veçantë do të shpjegohen nocionet dhe parimet themelore të së drejtës administrative procedurale.

Seminar përgatitor për temën master – 6 ECTS

Faza e identifikimit të tezës Master, konceptimi, përkufizimi dhe përgatitja e projektit ideor për tezën Master është një nga detyrat e rëndësishme për finalizimin e dijes së fituar gjatë studimeve të nivelit Master. Së këndejmi, kursi fokusohet në aplikimin praktik të kësaj faze të rëndësishme, meqë studentët e këtij drejtimi në kuadër të studimeve master kanë një semestër të tërë të punës mentoriale për përgatitjen e punimit të tyre të masterit. Kursi është i organizuar në atë mënyrë që të kalohet nëpër të gjitha fazat, në mënyrë që studenti të jetë i përgatitur për t’i hyrë fazës mentoriale të realizimit të punimit të diplomës master.

Analiza e politikave publike – 6 ECTS

Lënda do te trajtojë një numër të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat publike, duke filluar nga ajo se si ndërveprojnë politika dhe politikat publike; cilat janë vlerat dhe ideologjitë që animojnë debatet përreth politikave publike; cila është fuqia ose pafuqia e tregjeve, qeverive dhe komuniteteve si zgjedhës të problemeve të shoqërisë; cilat janë karakteristikat kryesore të procesit vendimmarrës, si ka ndryshuar ky proces historikisht. Pra, përmbajtja e lëndës është përpiluar e tillë që studentët të njoftohen me procesin e krijimit të politikave publike, duke përfshira të gjitha fazat e saj, si dhe ndërveprimin e aktorëve të ndryshëm institucional dhe jasht- institucional në krijimin e politikave publike.

Menaxhimi i parasë publike – 4 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve publike nëpërmjet prokurimit publik dhe teknikat e tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.

Partneriteti publiko-privat – 4 ECTS

Përmbajtja e këtij kursi konsiston me fillimin e procesit të identifikimit, përcaktimit duke dalluar konceptet e qeverisjes bashkëpunuese, strategjia e partneritetit publik-privat, partneritetet mes aktorëve, përgjegjësia, qëndrueshmëria, kapitalizmi i vetëdijshëm, vlera shoqërore e partneritetit të korporatave të përbashkëta. Së fundi, ne do të fillojmë diskutimin e vlerave të shtuara të partneriteteve inovative në zgjidhjen e problemeve në dukje të vështira të politikave publike.

Tema MASTER

Punimi i masterit duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe t’i përmbushë kriteret e standardeve profesionale, duhet të jetë i shkruar qartë në pajtim me rregullat e hartimit të punimeve shkencore, me një terminologji të përpunuar dhe me redakturë e teknikë të përshtatshme.

SEMESTRI III – Diplomaci

Të drejtat e njeriut – 7 ECTS

Të Drejtat e njeriutështë lëndë e cila synon t’i njohë studentët me parimet dhe konceptet kryesore të cilat kanë përcaktuar të drejtat universal të njeriut që garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionet kombëtare. Më konkretisht, ata do të kenë mundësi t’i njohin dokumentet dhe aktet themelore botërore të cilat i promovojnë liritë dhe të drejtat e njeriut në aspektin universal, politik, ekonomik, kulturor etj. Po ashtu, përmes këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut në stabilitetin dhe paqen në botë, si dhe për rëndësinë që të drejtat e njeriut kanë në shtetet liberal-demokratike.

Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve – 7 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të trajtojë konfliktin si komponent e cila është prezent në secilin mjedis ku merren vendimet, duke përfshi këtu të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, planifikimit, administrimit publik dhe menaxhimit. Lënda ofron mundësi për të kuptuar natyrën e konfliktit dhe të procesit të marrjes së vendimeve. Ajo do të ofrojë gjithashtu mjete për të kuptuar strategjitë të cilat ndihmojnë në zgjedhjen e konflikteve dhe negocimin e solucioneve brenda organizatave. Lënda do të trajtojë konfliktet si gjenerator krizash dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve si strategji pa alternativ.

Seminar përgatitor për temën master – 6 ECTS

Faza e identifikimit të tezës Master, konceptimi, përkufizimi dhe përgatitja e projektit ideor për tezën Master është një nga detyrat e rëndësishme për finalizimin e dijes së fituar gjatë studimeve të nivelit Master. Së këndejmi, kursi fokusohet në aplikimin praktik të kësaj faze të rëndësishme, meqë studentët e këtij drejtimi në kuadër të studimeve master kanë një semestër të tërë të punës mentoriale për përgatitjen e punimit të tyre të masterit. Kursi është i organizuar në atë mënyrë që të kalohet nëpër të gjitha fazat, në mënyrë që studenti të jetë i përgatitur për t’i hyrë fazës mentoriale të realizimit të punimit të diplomës master.

Politika e jashtme – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim të zhvillojë një qasje kritike të kuptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me diplomacinë. Do të trajtojë tema diplomatike si multilateralizmi, siguria kolektive, politiken e jashtme të shteteve etj.

Media dhe politika – 4 ECTS

Lënda trajton ndërveprimin e medies dhe politikës në shoqëri, duke u nisur nga shpjegimi i koncepteve kryesore si media, komunikimi politik dhe mediatizimi i jetës publike, e deri te efektet që kanë mediet ndaj politikës, publikut dhe këto të fundit ndaj medieve. Kursi trajton gjithashtu ndërveprimin media-politikë në zhvillimet politike e demokratike të vendit, mediatizimi i jetës publike si dhe raporti i medies me biznesin, politikën dhe të vërtetën e shpresuar nga publiku/elektorati.

Protokolli dhe dokumentet diplomatike – 4 ECTS

Kjo lëndë ka të bëjë me funksionimin e protokollit diplomatik, fillimisht përsa i përket rëndësisë së tij si pjesë përbërëse e ministrive të punëve të jashtme dhe të misioneve diplomatike. Do të fokusohet mbi kuptimin e urdhritprotokollar, funksionimin ceremonial në raport me përfaqësuesit zyrtarë të shteteve etj. Gjithashtu, pjesë e lëndës do të jetë edhe praktika e përdorimit të simboleve të shteteve gjatë vizitave të zyrtarëve të jashtëm.

Tema MASTER

Punimi i masterit duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe t’i përmbushë kriteret e standardeve profesionale, duhet të jetë i shkruar qartë në pajtim me rregullat e hartimit të punimeve shkencore, me një terminologji të përpunuar dhe me redakturë e teknikë të përshtatshme.

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO