Arkitekturë

Qëllimi dhe profili i programit


Programi BA – Arkitekture bazohet ne stimulimin e anes artistike dhe asaj kreative te

arkitektures tek studentet, por ne nje raport te duhur me anen e teknologjise dhe te njohjes se

konstruksioneve ne arkitektures, si elemente te pashmagshme dhe te cilat gershetohen ne mes

veti gjate gjithe kohes. Kjo nenkupton arkitekturen e cila ka si rezultat nje forme te deklarates

artistike, qellimit ne krijimin e ideve bashkekohore duke e cmuar ate qe ekziston dhe ambientin

si kompozicion. Per ta ushtruar profesionin e Arkitektit, nder te tjera kerkohet njohja e

materialeve, hapesires, formes, proporcioneve dhe teresise. Nder te tjera kerkohet njohuria mbi

funksionin, anen konstruktive/ teknologjike, materialet dhe kushteve te lokacionit. Duke i

perfshire te gjitha keto qellimi dhe perqendrimi thelbesor i Programit BA – Arkitekture eshte ne

Projektim arkitektural, Kontnstruksionet dhe sistemet arkitekturale, Kontekstin urban si dhe

Historine e Arkitektures nder shekuj e deri te zhvillimet ne ditet e sotme.

Krahasueshmeria ndërkombëtare e programit


Programi BA – Arkitekture eshte bazuar ne pervojat e Universiteteve boterore ne vijim:

Universitetin teknik ne Vjene (TU Wien), Universitetin e Lubljanes si dhe Akademine e Arteve

Aplikative ne Vjene.

Grupi target qe i dedikohet programi


Programi BA – Arkitekture, ju dedikohet te gjithe atyre te cilet kane te perfunduar Shkollimin e

mesem dhe kane kaluar me sukses provimin e matures.

Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike/eksperimentale te studimit


Gjate studimeve Bachelor BA – Arkitekture, studentet ne total do te kene ngarkesen prej 705

oreve teorike si dhe 1529 oreve praktike/ eksperimentale, duke pasur parasyshe kohezgjatjen

prej 15 javeve te mesimit per nje semester.

Lista e lendeve

 

Viti I

 

Dizajni arkitektural – Bazat


Hyrje në baza te projektimit dhe funksionet e tyre, Përbërësit e hapesires. Analizimi dhe projektimi i

bazave te objekteve. Zhvillimi i projektit dhe projekti i ndonjë objekti konkret.

Qëllimi kryesor i lëndës Dizajnit arkitektural-Bazat, është që studentët e vitit të parë të njohin me bazat

e projektimit arkitektonik. Në programin mësimor të lëndës Projektimi 1 janë paraparë ligjërata dhe

ushtrime, të cilat do t`u mundësojnë studentëve t’i marrin njohuritë e para teorike dhe praktike nga

lëmia e arkitekturës.

Konstruksione Arkitektonike


Hyrje në filozofinë e Strukturës. Ndërtimi dhe struktura e tije. Komponentet Strukturore, elementet

strukturore dhe jo strukturore. Sistemet strukturore. Anëtarët horizontale dhe vertikale e veçantë

strukturore nga betoni, çeliku dhe druri. Vertikale Komunikimi, shkallët, komponentët e tyre. Struktura

për konkrete, çeliku e druri shkallët e. Kanale vertikale – serviceability dhe struktura e tyre.

Trendet aktuale ne Arkitekture


Në përfundim të ligjëratave nga studentët pritet që të jenë të informuar në lidhje me trendet/ lëvizjet ne

boten e ndërtimit/ arkitekturës te cilat aktualisht dominojnë ne bote. Njëkohësisht do te jene ne gjendje

te shohin se cilat janë drejtimet ne te cilat ka mundësi te shkojë bota arkitekturale duke mos lënë

anash asnjëherë eko-arkitekturën/ ndërtimin e objekteve pasive/ me kursim maksimal te energjisë.

Gjeometri deskriptive


Zotërimi i aftësive të prezantimit të formave (tredimensionale) hapësinore në rrafshin (dydimensional)

të vizatimit, dhe e kundërta (“leximi” i vizatimit/planit) – zgjidhja e problemeve hapësinore përmes

metodave dhe konstruksioneve grafike
Studenti njeh parimet dhe konceptet themelore në gjeometrinë deskriptive. Lexon dhe prezanton

projeksionin e pjerrtë dhe ortogonal dhe transformimin dhe ka të zhvilluar “të vërejturit hapësinor” dhe

“të menduarit në hapësirë” në artikulimin e nocioneve primare të profesionit të arkitekturës.

Vizatim i Lirë


Te studenti është i zhvilluar kreativiteti dhe aftësia për komponim. Ai posedon me njohuri për vijën si

shprehje e të krijuarit arkitektonik.

Studenti zotëron teknikën e të vizatuarit, kupton dhe prezanton fenomenin e thellësisë dhe të

shprehurit tredimensional.

Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin nuk mund të përfytyrohet koncepti i iluzionit të

hapësirës tredimensionale, respektivisht paraqitja e botës reale tredimensionale në atë

dydimensionale. Këto njohuri i mundësojnë studentit që më lehtë të përfytyrojnë hapësirën

arkitektonike në procesin e studimit.

Njohja me elementet (detajet) e objektit të arkitekturës klasike përmes vizatimit. Lëvizja nga analiza

deri te sinteza përmes asocimeve të objekteve të thjeshta gjeomentrike. Zgjidhja vizatimore e

kompozicioneve abstrakte dhe e elementeve te enëve. Te studenti duhet të zhvillohet ndjenja e

kreativitetit dhe e komponimit, njohurinë që vija paraqet themelin e të shprehurit arkitektonik.

Gjuhë Angleze I


Kursi deshiron te ofroje njohurite baze dhe mjetet per te menaxhuar te folurit dhe te shkruarit ne gjuhen

angleze. Ka si qellim te pergatise studentet te perdorin me se mire te foluren e perditshme dhe te

shkruajne ne menyre korrekte letra, shkrime, dhe detyra kursi. Qellimi kryesor eshte t’iu ofroje

studenteve mundesine qe te bejne nje vete prezantim te denje dhe cilat jane qellimet e te studiuarit

arkitekture. Kjo nenkupton njohurite, aftesite, dhe mundesite qe do te fitojne studentet me perfundimin

e suksessesh te kursit. Arritja e kesaj performance behet e mundur me foljet: di, njoh, permbledh,

perkufizoj, pershkruaj, analizoj, ekzaminoj, identifikoj etj..

Teoria dhe Metodologjia e Dizajnit arkitektural


Permbajtja e kursit te kesaj lende, studentit tenton ta aftesoj qe te jete ne gjendje qe:
– te pershkruaj procesin e projektimit arkitektonik;
– te kuptoje nderlidhjen e fazave te projektimit arkitektonik;
– te perdore dhe interpretoje drejte te dhenat nga literatura profesionale;
– te perdore terminologjine profesionale ne bisede dhe analiza;

– te shqyrtoje dhe debatoje per zgjidhje te ndryshme arkitektonike te gjetura ne literature;
– te dalloje raportin mase / proporcion dhe njesi / teresi;
– te deshmoje se njeh parimet nga legjislacioni, gjate angazhimit te pavarur te tij;
te punoje si pjese e grupit punues ne ekip dhe ne pune te pavarur.
Studenti i ekspozohet të kuptuarit dhe rëndësisë së njohjes së raportit masë/proporcion, njësi/tërësi

dhe do të njohtohet me zonat funksionale.
Gjatë zhvillimit të kësaj lënde, tentohet që studenti të përvetësojë shkathtësi të të menduarit kritik dhe

kreativ në fazat e mëvonshme të procesit të projektimit.

Vizatim Arkitektural


Lenda ka te beje me vizatimin, studentet per here te pare ballafaqohen me teknikat e vizatimit

gjithashtu edhe me mjtet e vizatimit. Njohja dhe aftësimi i studentëve me të gjitha paisjet e duhura për

vizatim arkitektonik. Krijimi i shkathtësive për të përdorur mjetet dhe materialet e punës, për të

organizuar sipërfaqen e punës në mënyrë sa më racionale e kreative dhe për të fituar shprehi

pedantërie të cilën duhet ushtruar në profesionin e arkitektit.

Dizajni arkitektural – Objektet e banimit individual


Hyrje në baza te projektimit dhe funksionet e tyre, Përbërësit e hapesires. Analizimi dhe projektimi i

bazave te objekteve. Zhvillimi i projektit dhe projekti i ndonjë objekti konkret. Qëllimi kryesor i lëndës

Dizajnit arkitektural-Banimi individual, është që studentët e vitit të parë të njohin me menyren e

projektimit arkitektonik te objekteve individuale te banimit. Në programin mësimor të lëndës janë

paraparë ligjërata dhe ushtrime, të cilat do t`u mundësojnë studentëve t’i marrin njohuritë e para teorike

dhe praktike nga lëmia e arkitekturës.

Konstruksionet Arkitekturale – Kulmet


Hyrje, Kulmet. Mbulesat kulmore. Prodhimet e drurit për konstruksione. Konstruksionet e thjeshta të

kulmeve. Konstruksionet e kulmeve me qeprata. Konstruksionet e kulmeve me mbajtës kapriatë.

Konstruksionet prej drurit të lameluar. Elementet konstruktive dhe jo konstruktive te sistemet rame.

Kulmet e rrafshëta. Përgatitja e studentëve me konceptet themelore të konstruksioneve të kulmeve,

materialet e drurit për konstruksione, konstruktimi i strukturave dhe mundësia e studimeve të mëtejme

në Arkitekturë. Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të: numëroj llojet e mbulesave të kulmeve,

materialeve për konstruksione të kulmeve, llojet e kulmeve. Shpjegon dhe përshkruan llojet e

sistemeve të konstruksioneve të kulmeve si dhe elementet e veçanta të tyre. Projekton konstruksione

të kulmeve për rastet më të thjeshta – kulmet klasike. Artikulimi funksional i problemit, elaborimi

struktural, nxitja e zgjedhjeve të rasteve problematike përmes diskutimeve si dhe angazhimi i

drejtpërdrejtë i studentëve në zgjedhjen e këtyre rasteve.

Analiza Arkitekturale


Permbajtja e kursit te kesaj lende do te jete e bazuar ne praktikat dhe metodat e qasjes se studentit ne

parimet bazike ne arkitekture, analizen e te gjitha faktoreve gjate procedures se projektimit si dhe do ti

mundësoj studentit te jete ne gjendje qe:
– te pershkruaj, identifikoj dhe perceptoj hapesiren arkitekturale;
– te perdore dhe interpretoje drejte te dhenat nga literatura profesionale;
– te shqyrtoje dhe debatoje per zgjidhje te ndryshme arkitektonike te gjetura ne literature;
– te deshmoje artikulime dy dimensionale dhe tredimensionale te konceptit arkitektural;

– te nderlidhe ngushte njohurite e kesaj lende me procesin e projektimit ne lendet e projektimit;

Dizajni i Hapesires


Lënda, synon kuptimin e gramatikës arkitektonike të dizajnimit tre dimensional të hapësirës, ndijimin,

analizën virtuale, proporcionet, kontakti ndërmjet formave, materialeve, ngjyrës, ritmi, etj.

Lenda do te permbaj pjesen teorike e cila gjithnje shoqerohet me ate praktike me vizatime dhe maketa

te ndryshme. Studenti duhet të jetë në gjendje të përshkruaj, definojë dhe të mbledh informacionet e

nevojshme rreth perceptimit të hapësirës dhe ndijimit të saj.

Vizatim i Lirë


Te studenti është i zhvilluar kreativiteti dhe aftësia për komponim. Ai posedon me njohuri për vijën si

shprehje e të krijuarit arkitektonik.

Studenti zotëron teknikën e të vizatuarit, kupton dhe prezanton fenomenin e thellësisë dhe të

shprehurit tredimensional. Të kuptuarit e fenomenit të perspektivës pa të cilin nuk mund të përfytyrohet

koncepti i iluzionit të hapësirës tredimensionale, respektivisht paraqitja e botës reale tredimensionale

në atë dydimensionale. Këto njohuri i mundësojnë studentit që më lehtë të përfytyrojnë hapësirën

arkitektonike në procesin e studimit.

Njohja me elementet (detajet) e objektit të arkitekturës klasike përmes vizatimit. Lëvizja nga analiza

deri te sinteza përmes asocimeve të objekteve të thjeshta gjeomentrike. Zgjidhja vizatimore e

kompozicioneve abstrakte dhe e elementeve te enëve. Te studenti duhet të zhvillohet ndjenja e

kreativitetit dhe e komponimit, njohurinë që vija paraqet themelin e të shprehurit arkitektonik.

Gjuhë Angleze II


Kursi deshiron te ofroje njohurite baze dhe mjetet per te menaxhuar te folurit dhe te shkruarit ne gjuhen

angleze si dhe tema profesionale te lidhura ngushte me lamine e arkitektures. Ka si qellim te pergatise

studentet te perdorin me se mire te foluren e perditshme dhe te shkruajne ne menyre korrekte letra,

shkrime, detyra kursi dhe portfoliot e tyre duke perdorur terminologjine profesionale. Qellimi kryesor

eshte t’iu ofroje studenteve mundesine qe te bejne nje vete prezantim te denje dhe cilat jane qellimet e

te studiuarit arkitekture.Gjithashtu ne kete kurs studentet do te jene te pergaditur para nje interviste

pune si dhe sjellet qe duhet te perdorin nje nje treg pune te aferm pas marrjes se ketyre njohurive ne

gjuhen angleze

 

Perspektiva


Studenti di të hartojë perspektiva të objekteve arkitektonike dhe enteriereve të tyre. Qëllimi i

Perspektivës është që studenti të zotërojë përceptimin e hapësirës më thellë dhe të ketë shkathtësi më

të larta për prezantimin tredimensional të objekteve arkitektonike.

 

Vizatim Arkitektural


Lenda ka te beje konceptin per arkitekturen dhe menyren e prezantimit te punimeve dhe projekteve

perkatese. Lenda e Kompozicion arkitektonik ka për qëllim të njohë studentët me gjuhën e prezentimit

grafik në projekte arkitektonike, të shkruarit teknik, dhe të krijojë tek ata ndijesi suptile për

kompoziocione të formave të ndryshme, njohuri të cilën duhet ta zbatojë me kreativitet dhe shkathtësi

të të menduarit kritik dhe kreativ në fazat e mëvonshme të procesit të projektimit

Viti II

 

Dizajni Arkitektural/Projektimi – Objektet e Banimit Kolektiv


Pritet që studenti të jetë në gjendje të kompozoj por edhe zbërthej strukturën e detyrës projektuese dhe

programit deri në finalizimin e projektit ideor të në ndërtese për banim kolektiv, dhe ti dallojë faktorët

determinues njërën nga tjetra, por gjatë formësimit dhe diskutimit të tij me rrethin, të ketë mundësi që

me njohuritë dhe të nxënit gjatë këtij studimi ti bind të tjerët për një hipotezë që mbron, dhe të jetë i aftë

që të strukturoj, arsyetoj dhe të vërtetoj ato që thotë. Qëllimi kryesor i lëndës Arkitektural/Projektimi –

Objektet e Banimit Kolektiv është që të njohë studentët me konceptet e dizajnimit të Objektet e Banimit

Kolektiv. Përmbajtja e kësaj lënde përqendrohet në ndërtimin e njohurive të dorës së parë si në

aspektin teorik ashtu edhe praktik.

Kjo lëndë synon të formojë dhe zhvillojë tek studentët të menduarit analitik dhe kreativ dhe të

konceptualizimit dhe materializimit arkitektonik të ndërtesave më komplekse duke i sublimuar

komponentet e pa anashkalueshme sikur funksioni, konstruksioni dhe forma.

Historia e Arkitekturës – Antika deri te Mesjeta


Përmbajtja e lëndës do të lë të kuptohet se njerëzimi është ai i cili e zhvilloi arkitekturën (shkencën dhe

artin e ndërtimit) duke arritur poashtu të kuptohet magjia e shëndërrimit apo kalimit nga një kasolle e

thjeshtë deri te veprat e vërteta të artit/ arkitekturës. Studentët ndër të tjera do të fitojnë njohuri më të

thella mbi orderet/ rendet stilike në arkitekturën e lashtë/ antike si dhe do të shohin lidhshmërinë e

arkitekturës me kushtet e përgjithshme historike.

Historia e Arkitekturës në përgjithësi nëkupton të dhënat mbi zhvillimet në arkitekturë të cilat janë në

plotësim të vazhdueshëm apo kontinual. Historia e Arkitekturës -1 (e cila nënkupton të dhënat mbi

Arkitekturën e Shekullit të vjetër deri te Arkitektura e Krishterizmit të hershëm) ka për qëllim njohjen e

formave arkitekturore që nga fillimi i njerëzimit duke vazhduar më pas me format e thjeshta të

përsëritshme në Egjipt e Mezopotami. dhe duke arritur kështu deri te format e zhvilluara të tempujve në

Greqi dhe tek tipologjia komplekse e Romës. Periudha e Krishterizmit te hershem dhe Romanika me

tranzicionin ne Gotike do ta permbyllin kete kapitull.

Bazat e Urbanizmit


Ligjerata : permbajtja e hapesires urbane te ndikuar nga kushtet dhe ndikimet natyrore ,elementet

fizike dhe funksionale te struktures se qytetit duke u fokusuar ne blokun urbanistik .Elaborimi i

normave dhe kritetreve te rregullimit dhe organizimit te ndertesave te banimit (banimi i ulet,i mesem

dhe i larte)si dhe atyre publike (qerdhe kopshti,objekti afarist per furnizime ditore si qendra e

komunitetit). Organizimi i trafikut adekuat (kembesore ,biciklistik dhe te automjeteve) si dhe siperfaqe

te gjelberta dhe rekreative ne kuader te blokut urbanstik.

Ushtrime :Punimi i zgjidhjes ideore kompozicionale te blokut te perber urbanistik duke respektuar

kushtet natyrore,insolimin ,distancen mes objekteve dhe planifikimi i trafikut adekuat per funksionim te

blloqeve.

Gjuhë Angleze –Terminologji profesionale arkitekturore


Kursi deshiron te ofroje njohuri te rendesishme si dhe mjetet per te artikuluar ne menyre profesionale

te folurin e te shkruarin ne gjuhen angleze ne lamine e Arkitektures. Qellimi i tij eshte qe te pregadise

studentet te alaizojne libra te zanatit , shkrime,studime, revista dhe gazeta qe si kryefjale kane artin e

arkitektures. Nje tjeter sfide eshte ofrimi i mundesise per studentit qe te arrije te kryeje formulime dhe

shkrime rreth arkitektures dhe te jene ne gjendje ti japin zgjidhje ceshtjeve te fundit te arkitektures.

Praktikë – S1 – Studio


Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe

Librit ndërtimor.

Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar

përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt. Puna gjashte oreshe ne jave

gjate tere semestrit, në punishte. Studenti është nën mbikëqyrjen e shefit të punishtes dhe

mësimdhënësit. Gjatë kesaj periudhe studenti asiston inxhinierët me përvojë dhe shefin e punishtës në

punët që zhvillohen. Studenti është prezent në punishte me gjashte ore pune ne jave dhe mban ditarin

e rregullt të punës.

AutoCAD 2D


Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit

per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Lënda Auto CAD 2D ua bën të mundur studentëve

modelet kryesore të të vizatuarit me kompjuter, duke i njohur ata me programin përkatës dhe me

programet tjera që kanë ngjashmëri. Ky kurs mëton t’i aftësojë studentët që gjatë punës së tyre. në të

gjitha nivelet ku ka zbatim ky softwer të jenë të aftë të shprehin njohuritë e tyre dhe të jenë në gjendje

për punë.

Materiale në Arkitekturë


Lënda Materialet në arkitekturë është konceptuar në mënyrë të tillë që studentët e arkitekturës të i

përvetsojnë bazat themelore të kësaj lëmie, duke i njohur dhe kontrolluar vetitë kryesore të materialeve

të ndërtimit në mënyrë që më vonë në praktikën inxhinjerike të orientohen drejt për të zgjedhur ato me

cilësi më të përshtatshme, në varësi me kushtet ekzistuese gjatë përdorimit të tyre në fushën e

ndërtimit. Qëllimi kryesor i lëndës Materialet në arkitekturë është që të njohë studentët me konceptet

themelore të njohjes së materialeve të ndërtimit dhe fushat të cilat kjo lëmi i përfshin në kuadër të

disciplinave të nevojshme për inxhinjerët e arkitekturës.

Bazat e Dizajnit të Enterierit


Përmbatja e lëndës Bazat e dizajnit te Enterierit është mësimi dhe njoftimi i studentëve me zbatimin e

parimeve të përgjithshme dhe detale në procesin e projektimin e enterierit në lëmin e banimit. Studenti

do të mësojë projektimin e enterierit e të gjitha njësive banesore veç e veç dhe ndërlidhjen e tyre në

tërsi. Studenti duhet të njoh funksionet kryesore të banesës dhe të projektojë (dizajnojë) hapsirat dhe

banesën në tërësi. Njeh orenditë bashkëhore në enterierin e banesës.
Të njohurit : Rregulloj
Të kuptuarit : Konkludoj
Zbatimi : Përdor
Analiza : Analizoj
Sinteza: Argumentoj
Vlerësimi : Konstatoj

Projektimi: Objektet Publike – Administrative/Shkollore


Hyrje në filozofinë e projektimit, objekteve, funksioneve te tyre dhe komponentet e hapësirës.

Zhvillimet, sistemet e ndërtesave administrative dhe objekteve shkollore. Zhvillimi i koonceptit. Analizili,

studimi dhe dizajnimi i objekteve administrative she shkollore. Qëllimi kryesor i lëndës Dizajni

Arkitektural/Projektimi: Objektet Publike – Administrative/Shkollore (POP-Adm+Shk) është që të njohë

studentët me konceptet themelore të POP-Adm+Shk është që të njohë studentët me konceptet e

dizajnimit të objekteve administrative dhe shkollore. Përmbajtja e kësaj lënde përqendrohet në

ndërtimin e njohurive themelore kjo lëmi me fokus në rrethanat vendore si në aspektin teorik ashtu

edhe praktik te këtyre dy tipeve të objekteve shoqërore.

Kjo lëndë synon të formojë dhe zhvillojë tek studentët të menduarit analitik dhe kreativ dhe të

konceptualizimit dhe materializimit arkitektonik të ndërtesave më komplekse duke i sublimuar

komponentet e pa anashkalueshme sikur funksioni, konstruksioni dhe forma dhe materialet në trend.

Historia e Arkitektures – Mesjeta deri te Renesansa


Studentët do të kenë mundësi të njihen me strukturat specifike dhe të rëndësisë së veçantë për

periudhën në të cilën janë ndërtuar e po ashtu edhe rëndësinë që kanë në zhvillimin/ kronologjinë e

Artit dhe Arkitekturës në vazhdim. Historia e Arkitekturës në përgjithësi nënkupton të dhënat mbi

zhvillimet në arkitekturë të cilat janë në plotësim të vazhdueshëm. Historia e Arkitekturës -2 (e cila

nënkupton të dhënat mbi Arkitekturën e pas ndarjes së Perandorisë romake në të Lindjes dhe atë të

Perëndimit, periudhën karoliniane, zhvillimet në Arkitekturën islame të asaj periudhe, Gotiken në

arkitekturë e deri te periudha e industrializimit/ fundi i shekullit 19-të) ka për qëllim njohjen e formave

arkitekturore të cilat zhvillohen që nga ndarja e Perandorisë romake e deri te përdorimi i materialeve të

reja në arkitekturë siç ishin qelqi dhe çeliku duke bërë një kthesë të madhe në drejtim të modernes.

Fizika Arkitektonike


Ne fund te realizimit të kësaj lënde, studenti duhet të jetë në gjendje që:

– te pershkruaj dhe identifikoj dallimin ne mes te konstruksioneve te mbrojtura dhe atyre te

pambrojtura ne aspekt fizik te objektit ndertimor;
– te beje klasifikimin e materialeve dhe te konstruksioneve ndertimore ne baze te koeficienteve

te tyre te kalimit te nxehtesise dhe te konkludoje per pershtatshmerine e tyre per zonen e

caktuar klimatike;
– te perdore tabelat dhe katalogjet e ndryshme me vlerat e karakteristikave fizike (dendesine e

materialit, peshen specifike, rezistencen ndaj temperaturave dhe lageshtise, percuarjen termike

etj.) te materialeve ndertimore te elementeve konstruktive te objektit;
– te beje logaritjet elementare ne aspekt termik dhe akustik te nje konstruksioni ndertimor;
– te nderlidhe ngushte njohurite e kesaj lende me procesin e projektimit te objekteve duke

prezentuar dhe argumentuar bindëshëm çështjet termike dhe akustike të objekteve të

projektuara.
te punojë si pjesë e grupit punues në ekip dhe në punë të pavarur

AutoCAD 3D


Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit

per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi i lëndës AutoCAD 3D është që studentët të

mund ta ngrisin objektin e projektuar prej 2 në 3 dimensione permes të mundësive softwer-ike të

modelimit 3 dimensionale të objekteve.

Praktikë – S2 – Studio


Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe

Librit ndërtimor.

Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar

përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.

Dizajn Grafik


Ne kete lende studenti do te arrije te kuptoj rendesine e njohurive te cilat nje Arkitekt duhet te i kete ne

raport me dizajnin grafik si dhe lidhmerine e cila ekzison ne mes te dizajnit grafik dhe atij arkitektural,

ne aspektin e reklamimit te dizajnit arkitektural. Qëllimi kryesor i lendes se Dizajnit Grafik per studentet

e Arkitektures eshte që të i njohë ata me bazat, historine, elementet/ komponentat thelbesore te cilat

ne njefare forme krijojne raportin apo lidhmerine ne mes te dizajnit grafik dhe arkitektures. Gjate

realizimit te syllabus-it do te i kushtohet rendesi ngritjes se cilësise së vizatimit/ dizajnimit të idesë se

kerkuar, duke respektuar raportin ne mes te te shprehurit kreativ dhe rregullave themelore te dizajnimit

grafik, te cilat ne asnje menyre nuk mbesin jashte kornizave me bashkekohore.

Gjuhë Angleze –Terminologji profesionale arkitekturore/ Avancuar 1


Kursi deshiron te ofroje njohuri te rendesishme si dhe mjetet per te artikuluar ne menyre profesionale

te folurin e te shkruarin ne gjuhen angleze ne lamine e Arkitektures. Qellimi i tij eshte qe te pregadise

studentet te alaizojne libra te zanatit , shkrime,studime, revista dhe gazeta qe si kryefjale kane artin e

arkitektures. Nje tjeter sfide eshte ofrimi i mundesise per studentit qe te arrije te kryeje formulime dhe

shkrime rreth arkitektures dhe te jene ne gjendje ti japin zgjidhje ceshtjeve te fundit te arkitektures.

Viti III

 

Ndertesat publike – Sporti


Kjo landë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave sportive si një

hyrje në fenomenologjinë komplekse të sportit si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të formave

arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të paraqiturë janë

vetëm sportet që prodhojnë arkitekturë (pra jo sportet që bazohen në fenomenet natyrore, sikur se

sportet ne ujëra natyrorë, ne deti, ne borë etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore

europiane. Pra lënda spjegon arkitekturën qe zhvillohet nga programi i sporteve apo ngjarjeve sportive

për të cilat është e domosdoshme shfaqja e arkitekturës.

Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit

dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve sportive.

Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë

mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj,

dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e

përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të

reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.

Historia e Arkitektures Bashkekohore


Njohuri mbi rrethanat shoqërore, ekonomike e tjera, të cilat ndikuan dhe ndikojnë në lindjen dhe

zhvillimin e arkitekturës në shtetet e ndryshme evropiane dhe botërore, ndikimet reciproke në

arkitekturë, veprimtarinë e arkitektëve të mëdhenj të cilët përfaqësojnë lëvizjet në arkitekturën e

epokave të mëdha artistike. Përmes prerjeve të ndryshme tipologjike, lëvizjeve, masave, teksteve dhe

traktateve, personaliteteve dhe tërësive të arkitekturës i ofron studentit njohjen e tërë shtresimit të

historise dhe praktikës arkitektonike gjatë shekullit 20-te, me çfarë punën dhe përpjekjen e tij e bën me

komplekse dhe më të pasur.

Urbanizmi dhe Planifikimi Hapesinor


Ligjerata : Shpjegime lidhur me procesin e dizajnit urban ne hapesirat publike .Dimensionet e dizajnit

urban duke i perfshire ate Morfologjik,Social,Perceptual,Vizual,finksional dhe ate Temporal . objektivat

e dizajnit urban si dhe kualiteti i hapesires publike duke i perfshire qartesine,llojlojshmerine,

adaptabilitetin ,kontinuitetin dhe mbylljen si dhe Permeabilitetin .Njohuri te pergjitheshme per planet

detale-rreguklluese ,planet urbane dhe planet Komunale duke u bazuar ne legjislacionin aktual .

Ushtrime : Punimi i zgjidhjes ideore kompozicionale nje hapesire publike te perzgjedhur nga studentet

dhe mesimedhenesit , duke u ballafaquar me permbajtjet dhe problemet reale te cilat danin ne teren si

dhe prezantimi grupore i gjendjes ekzistuese dhe propozimeve .

Materiale për Përpunim Final


Përmbajtja e Lëndës Materialet për Përpunim Final është që studenti të mësoj e zotërojë njohuritë

bazike për materijalet bazë që janë të aplikueshme në objektet e arkitekturës si dhe në të gjitha

ndërtimet që janë ngushtë të lidhur me arkitekturën. Studenti di të dalloj materijalet elementare në

arkitekturë, vetitë e ture si dhe ti zbatoj në praktikën e përgjithshme.

Praktikë – S4 – Studio/ Internship


Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe

Librit ndërtimor.

Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar

përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.

Dizajn arkitektural – objektet publike/ industriale/ekonomike


Kjo lendë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave industriale dhe

ekonomike si një hyrje në fenomenologjinë komplekse të tyre si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të

formave arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të

paraqet objektet e kesaj natyre që prodhojnë arkitekturë (fabrikat apo prodhimtarite e vogla, stallat e

ndryshme, qendrat tregetare, etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore europiane.

Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit

dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve te mesiperme.

Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë

mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj,

dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e

përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të

reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.

Eko Arkitektura dhe dizajni i qendrueshem


Kjo lendë përmbanë shqyrtimin e zhvillimit historik dhe bashkëkohorë të ndërtesave industriale dhe

ekonomike si një hyrje në fenomenologjinë komplekse të tyre si dhe përmbajnë paraqitjen e gjërë të

formave arkitektonike e cila vijon kompleksitetin e cekur. Lënda është sistematizuar ashtu që të

paraqet objektet e kesaj natyre që prodhojnë arkitekturë (fabrikat apo prodhimtarite e vogla, stallat e

ndryshme, qendrat tregetare, etj.) dhe që esencialisht i takojnë traditës kulturore europiane.

Ligjeratat: studentët njoftohen me zhvillimin historik, me rrethanat normative, metodat e projektimit

dhe ekspresionin e formave arkitektonike që ndodhin gjatë procesit të fenomeneve te mesiperme.

Ushtrimet: si një formë e hapur e punës dhe mësimit, mundëson dhe inkurajon studentët të zhvillojnë

mendimin kritik në raport me programin. Mësimdhënësi përcakton problematikën dhe kontekstin e saj,

dhe të cilën problematikë studentët e hulumtojnë përmes projektit arkitektonik. Zhvillohet aftësia e

përballimit të problemeve më të ndërlikuara arkitektonike si dhe aftësia e shqyrtimit kritik të trendeve të

reja, konform standardeve, materialeve dhe konstrukcioneve me inovative.

BA projekti – Punim Diplome


Eshte punimi me te cilin permbyllet ky cikel i studimeve. Zgjidhet tema prej nje numri te madh te

temave te ofruara nga Mesimdhenesit e caktuar, dhe punohet gjate tere sememstrit te gjashte

(projektim te objekteve me funksione te ndryshme, planifikim urban apo edhe ndonje studim ne lemine

e zhvillimit te arkitektures). Nga studenti pritet qe te perfundoj me sukses punimin e temes sipas temes

se zgjedhur dhe nen mbikeqyrjen e Mentorit te caktuar

 

Praktikë – S4 – Studio/ Internship


Studenti arrin të organizojë skuadra të vogla ndërtimore dhe të ndihmojë në udhëheqjen e Ditarit dhe

Librit ndërtimor.

Është e obligueshme për të vizituar një studio të arkitekturës me programin e planifikuar për të fituar

përvojë dhe për të shikuar nga afër se si është të punosh si një arkitekt.

 

ArchiCAD dhe Art LANTIS


Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit

per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi kryesor i lëndës ArchiCAD dhe Art Lantis

është që studentët të mund ta paraqesin ate që kanë vizatuar përmes ArchiCAD-it ta pasqyrojne në një

program ku mund të paraqesin qoftë format edhe materializimin e objektit përkatës.

 

3D MAX


Lenda ka te beje me softwerin CAD, me te cilen aftesohen studentet te projektojne permes kompjutorit

per te qene ne trend me kohen dhe teknologjine. Qëllimi kryesor i lëndës 3D MAX është që studentët

të mund ta paraqesin ate që kanë vizatuar përmes ArchiCAD-it ta pasqyrojne në një program ku mund

të paraqesin qoftë format edhe materializimin e objektit përkatës.

Menaxhmenti i Projektit Arkitektonik


Ne kete lende jane ekzaminuar konceptet, praktikat dhe çështjet strategjike që lidhen me menaxhimin

e projekteve të ndërtimit, në mënyrë që studenti te arrij te kuptoj se si profesionistët e menaxhimit të

projektit mund të rrisin vlerën dhe të sigurojnë një shërbim cilesor për klientët e tyre. Lenda do të

zhvillojë të kuptuarit e çështjeve që lidhen me menaxhimin e klientëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë

në ofrimin e një projekti: brenda kufizimeve te caktuara kohore, me cilësi, kosto, qëndrueshmëri dhe

menaxhim të sigurisë.Kjo lende do pajis studentin me njohuritë e nevojshme për të kontribuar në

mënyrë efektive si një Menaxher Projekti ne ofrimin e shërbimeve cilesore nga lemia e menaxhimit të

projekteve.

INSTITUTI AAB
APLIKO