Menaxhment dhe Informatikë

Qëllimi dhe profili i programit

Objektiv i përgjithshëm i këtij programi është të zhvillojë aftësitë analitike dhe strategjike, duke promovuar konceptet që derivojnë nga një fushë e gjerë e disiplinave akademike. Ky program ua mundëson studentëve të reflektojnë kreativitet dhe efikasitet dhe të sfidohen me rrethinën globale të biznesit. Studimet ofrojnë një rrjet integral konceptual dhe empirik për fusha gjenerike të menaxhmentit dhe biznesit.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
1. të operojë në rrethinën konkurruese të biznesit.
2. të analizojë në nivel strategjik, të zgjedhë probleme dhe të marrë vendime në rrethinën shumë komplekse dhe të ndryshueshme të biznesit
3. të aplikojë njohuritë e tij në praktikë dhe komunikojë ato audienca të specializuara në mënyrë të qartë dhe të bindshme
4. të përgatisë dhe prezantojë teza, raporte dhe seminare sipas standardeve profesionale
5. të udhëheqë projekte investive
6. të organizojë dhe zbatojë një projekt hulumtues
7. të menaxhojë kohën në mënyrë efikase dhe të pavarur

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: MA – Drejtimi i Menaxhment dhe Informatikë

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Menaxhment dhe Informatik zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Lista e lëndëve

Viti I

Metodat Kërkimore 9 ECTS

Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët për punë në fushën e hulumtimit—mjeshtëri thelbësore për hartimin e punimit të diplomës për arritjen e gradës akademike master i shkencës së ekonomisë. Në veçanti, lënda ka për qëllim që të ndihmojë studentët të aftësohen për mendim kritik, shkrim të mirë akademik dhe hulumtim empirik me metoda cilësore dhe sasiore. Studentët që kryejnë me sukses këtë lëndë mësimore do të aftësohen të kryejnë këto punë:
– Identifikojnë qartë çështjen kërkimore
– Shfrytëzojnë në mënyrë efektive literaturën shkencore
– Operacionalizojnë konceptet kryesore në kërkimin shkencor për të mundësuar matjet empirike
– Formulojnë qartë hipotezat në të cilat do të mbështetet kërkimi shkencor
– Hartojnë planin kërkimor të studimit të masterit, duke përcaktuar njësinë, popullatën, listën referuese dhe mostrën e studimit
– Analizojnë të dhënat dhe të testojnë hipotezat kryesore të studimit
– Diskutojnë gjetjet kryesore shkencore që dalin nga kërkimi shkencor në raport me propozicionet teorike në të cilat mbështetet studimi

Menaxhimi i bazave te dhënave 9 ECTS

Kjo është një lëndë e avancuar në bazën e të dhënave dhe sistemet e menaxhimit të fajllave. Kjo do të ndihmojë studentët për të zhvilluar të kuptuarit e rolit të modelimit të dhënave, menaxhimit të fajllave dhe sistemeve të bazës së të dhënave në sistemet e informacionit. Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: – të zhvillojnë një vlerësim të rolit të dhënave, fajllave dhe bazave të dhënave në sistemet e informacionit,
– të kuptojnë aktivitetet e zhvillimit të bazës së të dhënave gjatë ciklit jetësor të zhvillimit të sistemit (SDLC),
– të njihen me konceptet e modelimit të dhënave (E-R dhe Class Diagrams) të përdorura në zhvillimin e bazës së të dhënave;
– të jenë në gjendje për të krijuar baza të të dhënave dhe të paraqesin pyetje komplekse SQL për bazat relacionale të dhënave.

Teoria dhe praktika e menaxhmentit 9 ECTS

Moduli është dizajnuar që të përforcojë kuptimin e teorisë së menaxhmentit duke aplikuar konceptet fondamentale teorike të manaxhmentit si dhe me shkathtësi e zbatimit të tyre në praktikë. Moduli do të hulumtojë zhvillimet e menaxhmentit , kulturën organizative dhe rrethinën, menaxhimin e rrethinës globale, përgjegjësinë sociale dhe etike, strukturën organizative, grupet dhe funksionimin e tyre, motivimi, stilet e menaxhimit; funksionet menaxheriale. Ndryshimet në menaxhment – etika, përgjegjësia e korporatave dhe qeverisja korporatave – besimi, konfliktet dhe ndërvarshmëria – paradigmat lindje-perëndim

Menaxhimi i sistemit te informatave 9 ECTS

Me absolvimin me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendja të kuptojnë organizimin e MIS; Informata, njerëzit dhe teknologjia si burim; struktura dhe komponentët e MIS-it; Aftësia konkurruese dhe IT; Digjitalizimi i Ekonomisë dhe Bizneseve; Menaxhimi i Bazës së të dhënave; Sistemet mbështetëse të Vendimeve; Tregtia Elektronike dhe Biznesi Elektronik; WWW dhe Interneti; Planifikimi dhe Zhvillimi i MIS-it. Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
1. Të sqarojë rolin MSI për menaxhimin bashkëkohor të bizneseve dhe ndërtimin e pozicionit konkurruese
2. Të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike për të përdorur MIS-in;
3. Të kuptohen tendencat e informatizimit/ekonomia digjitale dhe ndikimet e tyre ne bizneset bashkëkohore

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore 9 ECTS

Ky kurs ua mundëson studentëve njohjen me problematikën e ndërlikuar të administrimit me resurset njerëzore, i kuptuar si proces i realizimit të disa aktiviteteve dhe funksioneve. Materia synon përgatitjen për shfrytëzim sa më efikas të burimeve njerëzore si resurset më të rëndësishme në një organizatë. Natyrisht duke qenë një materia e ndërlikuar për shkak të marrjes me resurse humane, kursi fokusohet edhe në referenca etike lidhur me këtë pjesë të rëndësishme të menaxhimit.

Menaxhimi i operacioneve 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është që në kuadër të tërësisë së menaxhimit të ndërmarrjes të studiohet menaxhimi i operacioneve, funksioni i të cilave është transformimi i inputeve në autpute, përkatësisht në shërbime dhe produkte. Qëllimi themelor i lëndës është që të arrihet menaxhimi efikas i këtij funksioni, përkatësisht të përmbushjes së objektivave të biznesit dhe nevojave të konsumatoreve. Menaxhimi i personelit (njerëzve) që të përmbushin afatet e kontraktuara kohore, nivelet e produktivitetit dhe synimet e tjera të biznesit, duke bërë njëkohësisht zgjerimin e shkathtësive bazike të personelit. Në këtë lëndë trajtohet problematika e menaxhmnetit të operacioneve, si pjesë thelbësore e menaxhmentit të tërësishëm të ndërmarrjes. Operacionet janë përgjegjëse për menaxhim efikas të këtyre detyrave dhe për t’i gjetur mënyrat për përmirësime, për t’i përmbushur më mirë objektivat e biznesit dhe nevojat e konsumatorëve.

Lëndët zgjedhore

Business english II 6 ECTS

Kursi zhvillon aftësitë e leximit, të folurit, shkrimit dhe të dëgjimit dhe prezanton gramatikën në një mënyrë e cila ofron ushtrime dhe tejkalimin e problemeve të zakonshme në strukturë dhe aplikimin e kohëve. Kursi përmban tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi e trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit të leximit dhe kuptimit, komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, punë jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj.

Menaxhimi ndërkulturor 6 ECTS

Ky modul do të përmban të menduarit rreth supozimeve të kulturave duke shqyrtuar mënyrat në të cilat këto supozime ndryshojnë nga ato që mbahen nga njerëzit në kulturat e tjera. Ne do të bëjmë këtë duke eksploruar teori bashkëkohore të komunikimit ndërkulturor, duke aplikuar një seri të metodologjive të kërkimit cilësor të komunikimit për vëzhgimin e komunikimit në kulturat e tjera dhe marrjes në pyetje të përvojës tonë kulturore.

Menaxhimi i NVM(plani I biznesit) 6 ECTS

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
– Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së menaxhimit nga prona,
– Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
– Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
– Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
– Rëndësinë e mjeteve financiare,
– Rëndësinë e pjesëmarrjes në export etj.

Menaxhimi i dijes dhe Inovacioneve 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lende është qe studentet te i furnizon me dije shtese ne fushën e menaxhimit te dijes si një nder disiplinat me te reja ne fushën e menaxhmentit dhe sjelljes organizative. Kjo lende është e organizuar kryesisht ne dy ide kryesore:
1. Menaxhimi i dijes si një aktiv i paprekshëm dhe rolin e te punësuarve ne krijimin e dijes, dhe
2. Rolin e inovacioneve ne organizate.
Parimi kryesor qe do te vlen ne ketë ligjërate është se organizata është një sistem kompleks te cilat duhet ne kontinentet te adaptohen dhe te cilat ne vitet e fundit operojnë ne një konkurrence te larte dhe ne një rrethine te përmbushur me dije. Ne fillim te ligjëratave ne këto lende do te mundohemi te sqarojmë konceptin e dijes dhe se si ajo munde te fitohet, sit e i nxisim te punësuarit te krijojnë dije shtesë për organizate, prej ku duhet te vijene idetë, sit e stimulojmë krijimin e ideve. Ndërsa pas kollokfiumit te pare ne mes te semestrit do te orientohemi ne inovacionet, cilat janë burimet e inovacioneve si dhe sit e nxisim inovacione ne ndërmarrje. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të demonstrojnë se kuptojnë procesin ndërmarrës dhe inovativ dhe mënyrën e operimit të firmave ndërmarrëse.
– Të aplikojnë teknikat e gjenerimit të ideve inovative dhe të menduarit kreativ në zgjidhjen e problemeve në organizatë.
– Të demonstrojnë aftësi analitike në rolin e mjedisit organizativ në promovimin e inovacioneve brenda organizatës.
– Të analizojnë në mënyrë kritike politikat qeveritare lidhur me inovacionet.
– Të demonstrojnë njohuri të larta lidhur me punimin e planeve të biznesit si instrument i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve në ndërmarrje

Strategjia e marketingut 6 ECTS

Prezanton konceptet e rëndësishme të formulimit dhe implementimit të strategjisë. Mendimi që ndërmarrja duhet të përpiqet të plotësojë nevojat e klientëve duke arritur objektivat e saj janë të lidhura me filozofinë e biznesit, që njihen edhe si koncepte të marketingut. E gjithë kjo mund të përfshihet në këtë modul me këtë përmbajtje: Konceptin e Marketingut në Ekonominë e Re, Rëndësinë e SM, kuptimin e modelit dhe të procesit të SM, skenimin e mjedisit, përdorimi i SWOT, PEST dhe PIMS Analizave, STP-segmentimi, targetimi dhe pozicionimi, planifikimi i SM konkurrues, zgjedhja e SM (4P), implementimi dhe evaluimi i SM, zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me konsumatorë.

Strategjia e marketingut 6 ECTS

Prezanton konceptet e rëndësishme të formulimit dhe implementimit të strategjisë. Mendimi që ndërmarrja duhet të përpiqet të plotësojë nevojat e klientëve duke arritur objektivat e saj janë të lidhura me filozofinë e biznesit, që njihen edhe si koncepte të marketingut. E gjithë kjo mund të përfshihet në këtë modul me këtë përmbajtje: Konceptin e Marketingut në Ekonominë e Re, Rëndësinë e SM, kuptimin e modelit dhe të procesit të SM, skenimin e mjedisit, përdorimi i SWOT, PEST dhe PIMS Analizave, STP-segmentimi, targetimi dhe pozicionimi, planifikimi i SM konkurrues, zgjedhja e SM (4P), implementimi dhe evaluimi i SM, zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me konsumatorë.

Viti II

Menaxhimi i projekteve dhe Investimeve 9 ECTS

Menaxhimi i projekteve dhe Investimeve paraqet një integrim të analizës dhe vlerësimit të investimeve dhe menaxhimit të projekteve përkatësisht ciklit të projekteve duke u përqendruar në investimet reale për dallim nga investimet financiare që trajtohen në lëndët e tjera. Vëmendje e veçante i kushtohet procesit të investimeve dhe ndërlidhjes së projektit me mjedisin afarist, efekteve të tij financiare, ekonomike dhe sociale.

Ndërmarrësia Globale dhe Inovacioni 9 ECTS

Objektivi kryesor i lëndës është që të pajisë studentët me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar idetë, për të udhëhequr dhe për të menaxhuar aktivitetet sipërmarrëse dhe për të krijuar sipërmarrje të reja të biznesit, dhe për të zhvilluar dhe mbajtur praktikën risi nëpër qeveri të korporatave, sektorët jofitimprurëse dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Inxhinieria e avancuar softuerike 9 ECTS

Përdorimi i analizave të ndryshme inxhinierike softuerike, mjetet dhe teknikat e projektimit janë mbuluar në këtë lëndë: mbledhja e informative për përcaktimin e kërkesave të sistemit, diagramet e marrëdhënieve të subjekteve, diagramet e rrjedhjes së të dhënave, fjalorë të të dhënave dhe krijimi i prototipave. Kjo lëndë do të paraqesë gjithashtu tema aktuale, siç janë programime ekstreme, zhvillimin e aplikimit të shpejtë (RAD) dhe modeli i maturimit të aftësive.

Punimi i temës se Masterit 30 ECTS

Pjesë e rëndësishme e punës së studentit për këtë nivel është teza hulumtuese për magjistraturë. Përmbajtja e tezës hulumtuese duhet të ketë, përveç strukturës teorike të bazuar në literaturë relevante, edhe një studim empirik me të dhëna të përdorura nga studenti që dëshmojnë se studenti ka aplikuar metodologjinë përkatëse hulumtuese. Me përfundimin e studimeve të MA studentët fitojnë titullin Master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi. Në përfundim të studimeve studentët përveç diplomës do të pajisen edhe me shtojcën e diplomës. Qëllimi i shtojcës së diplomës është të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të përmirësuar “transparencë” ndërkombëtare dhe njohje të drejtë të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Është e dizajnuar në atë formë që të ofrojë përshkrim të natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që janë ndjekur dhe janë përfunduar me sukses. Pas dhënies së provimeve, studenti mund ta fillojë procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së masterit. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit projektin e tezës së masterit. Aplikimi lejohet nga Kolegjiumit i studimeve pasuniversitare dhe Këshilli Mësimor i Fakultetit. Pas punimit të versionit final të punimit të masterit, Këshilli Mësimor i Fakultetit formon komisionin prej tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet punimi i masterit. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Nëse tema e masterit mbrohet suksesshëm, kandidati pajiset me diplomë – Msc i Shkencave Ekonomike. Punimi i masterit dhe mbrojtja e tij kreditohet me 30 ECTS. Diploma nënshkruhet nga Rektori i Universitetit të AAB dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik.

Lëndët zgjedhore

Analist i Biznesit për IT 6 ECTS

Përgatitja e kërkesave të detajuara për implementimin e funksionaliteteve të reja/modifikuara në programin e Informatikës të Bankave, institucioneve të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, të biznesit sipas veprimtarive të ndryshme, krijimin e programeve të reja për shërbime dhe produkte përkatëse, ngritja dhe krijimi i projekteve të reja në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një grupi tjetër pune, kontributi në dizajnimin e programit informatik në bashkëpunim me kërkesat e tregut..

Biznesi ndërkombëtar 6 ECTS

Biznesi ndërkombëtare përfshin çdo transaksion në mes të palëve prej një apo më shumë vendesh. Avancimet në teknologjinë e komunikimeve, zvogëlimi i barrierave tarifore dhe jo-tarifore, dhe formimi i një numri të blloqeve tregtare në gjithë boten, e kanë bërë biznesin ndërkombëtar një aspekt të veçantë të ekonomisë. Aspektet që do të mbulohen në këtë lëndë, përfshijnë çështjet e ndryshme rreth globalizimit, teorive të tregtisë ndërkombëtare dhe të investimeve, blloqeve regjionale dhe integrimeve në mes të vendeve, sistemit monetar ndërkombëtar, kulturave në të cilat operohet, strategjive për biznes dhe aktivitete të tjera të lidhura për firmën.

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO