23 Prilli-Dita Botërore e Librit dhe Dita Botërore e Gj.Angleze

19 Prill 2019

Të nderuar studentë, 

Me rastin e 23 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhës Angleze dhe Biblioteka Universitare e Kolegjit AAB, organizojnë aktivitete për shënimin e tyre.
Me këtë rast do të ndahet edhe Çmimi “Masar Stavileci”, për lexuesit më të mirë të Bibliotekës Universitare të Kolegjit AAB.
Ju mirëpresim në Teatrin Kamertal, të marten, më 23 prill 2019, nga ora 11,30.

Ju mirëpresim! 

Share: