Përfundoi me sukses projekti ndërkombëtar i financuar nga ministria e jashtme norvegjeze ku merrnin pjesë grupi i studentëve të gazetarisë të Kolegjit AAB.
Në ceremoninë e përmbylljes së këtij projekti të titulluar “Media Smart – Të rinjtë vlog-ojnë kundër informacionit të rremë” ku merrnin përfaqësues nga institucionet e tjera arsimore në Kosovë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, grupi i studentëve të Kolegjit AAB prezantoi vlog-un e tyre të titulluar “Dezinformimi”. Udhëheqësi i projektit Gazmend Berlajolli vlerësoi lartë vlog-un e studentëve të AAB-së, duke shtuar se këtë model të sukseseshëm më pas e kanë ndjekur edhe grupet e tjera të studentëve në hartimin e vlog-ëve të tyre.
Projekti ka filluar të realizohet që në muajin qershor të këtij viti në të cilën kanë punuar 6 studentë të vitit të tretë të gazetarisë së Kolegjit AAB nën mentorimin e prof. Gazmend Abrashit, për të hartuar vlog-un (audiovideon) e tyre për dezinformimin.
Projekti ka qenë i mbështetur nga organizata Smart Balkans dhe financohej nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, duke u realizuar në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making (Maqedoni e Veriut), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe Centar za promociju civilnog društva (Bosnje e Hercegovinë).