Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik i arsimit të lartë në vend e rajon, tash e shumë vite mban rekordin e institucioneve arsimore në punësimin edhe të studentëve të diplomuar në programet që ofron.
Albulena Sula nga Lugina e Preshevës, e diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv, na tregon për më tepër rreth studimeve dhe angazhimin e saj si pjesë e stafit të AAB-së.
“Të studiosh në Kolegjin AAB është një nder dhe zgjedhja e duhur. Unë kam ardhur nga Lugina e Preshevës, vetëm që të jem studente e Kolegjit më të mirë në rajon. Gjatë studimeve më është vërtetuar se në Kolegjin AAB nuk ka munguar cilësia gjatë studimeve asnjëherë”, thotë Albulena.
Në Kolegjin AAB studentët përgatiten profesionalisht në mënyrë që të kenë qasje të lehtë për tregun e punës, thotë Albulena dhe tregon se në Fakultetin e Komunikimit Masiv ku ka diplomuar, stafi akademik ishin më se të përgatitur dhe falë tyre dhe shërbimeve të Kolegjit, ne jemi avancuar dhe kemi bërë praktika në televizione të ndryshme.
“Kjo përvojë e fituar gjatë studimeve dhe praktikave më ka mundësuar që sot të jem pjesë e stafit të Kolegjit AAB”, thotë Albulena.
Ajo inkurajon studentët e rinj dhe ata që synojnë të studiojnë gazetarinë se AAB është vendi i duhur ku mund të studiosh dhe zhvillohesh profesionalisht.