Në Kolegjin AAB mbahet konferenca “Të drejtat e punëtorëve 2023 – sfidat dhe mundësitë”

12 Dhjetor 2023
AAB College hosts the conference "Workers' rights 2023 - challenges and opportunities"

Në bashkëpunim me Institutin Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iChat), Iniciativën Kosovare per Stabilitet (IKS) dhe Debate for Peace nga Izraeli, në Kolegjin AAB është mbajtur konferenca me temën “Të drejtat e punëtorëve 2023 – sfidat dhe mundësitë”.

Në konferencë morën pjesë drejtori ekzekutiv i iChat Besmir Kokollari, drejtoresha ekzekutive e IKS Brikena Hoxha, profesori Ylber Aliu dhe me lidhje online Steven Aiello, drejtor ekzekutiv i “Debate for Peace” nga Izraeli.

I tërë diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë e punëtorëve gjatë vitit 2023, me disa prezantime të cilat paraqisnin statistika, të dhëna dhe raportime të ndryshme nga punëtorët dhe në përgjithësi tregut të punës.

Studentët pjesëmarrës patën rastin të informoheshin rreth tregut të punës, mundësive që kanë në dispozicion dhe se si duhet t’u qasen atyre.

Share: