Profesoresha e Kolegjit AAB, Burbuqe Berisha është dekoruar sot nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit me Çmimin Vjetor për Kinematografi “Bekim Fehmiu”.
Profesoresha Berisha e cila është edhe prodekane e Fakultetit të Komunikimit Masiv, përveç angazhimit të saj të pakusht për t’i aftësuar studentët në degën e Produksionit, vitin 2018-19 ka qenë e angazhuar dhe ka realizuar filma e shfaqje teatrale që tek publiku janë duartrokitur jashtëzakonisht shumë.
Filmi i saj i metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtine”, përveç çmimeve e rrugëtimeve në festivale të shumta, si dhe numrit të madh të shikuesve i solli edhe çmimin për kinematografi.
Kujtojmë gjithashtu se këtë vit, krahas shfaqjes “Bryma e vdekjes”, Berisha erdhi për publikun edhe me njërën ndër shfaqjet teatrale më të mira në vend, shfaqjen “Bretkosa”, e cila për publikun erdhi si produksion i Teatrit të Kolegjit AAB.