Të shumtë janë studentët që falë bashkëpunimeve të Kolegjit AAB me universitete nga mbarë bota dhe programit Erasmus+, kanë mundësinë të realizojnë një tjetër eksperiencë akademike siç është rasti i studentes Greta Salihu, e cila përfundoi një semestër në Universitetin Masaryk të Repulikës së Çekisë.
Greta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, përfundoi me sukses këtë semestër ku u bë pjesë e një udhëtimi transformues siç thotë ajo.
“Duke qenë e përfshirë në një mjedis dinamik, unë pranova sfidat e reja, krijova miqësi të përhershme dhe zbulova bukurinë e diversitetit kulturor. Programi Erasmus+ më ofroi mundësinë për zhvillim personal dhe hapësirën për një kuptim më të thellë të komunitetit global.”
Në fund Greta e cilësoi të shkëlqyeshme këtë përvojë që la kujtime të çmuara për të dhe një vlerësim e falënderim ndaj Kolegjit AAB për lidhjet që gëzon me institucionet arsimore edhe jashtë kufijve.