Studentja e Kolegjit AAB prezanton kulturën dhe historinë e popullit shqiptar në Lituani

27 Shkurt 2024

Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Zyrije Pireva ka mbajtur një prezantim ku tregoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, bashkë me kulturën dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi.

Prezantimi u zhvillua në SMK University of Applied Sciences në Vilnius të Lituanisë në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus+.

Kjo ligjëratë zgjoi kurreshtjen e studentëve të tjerë pjesëmarrës të cilët ishin nga vende të ndryshme të botës, pasi u fol për luftën, pavarësinë dhe sfida tjera të shtetndërtimit që lanë gjurmët e tyre dhe përbëjnë rëndësi të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj.

Share: