Unioni Studentor dhe Fakulteti i Kulturës Fizike zhvillojnë aktivitetin rekreativ “Let’s go hiking”

21 Maj 2026

Një numër i madh studentësh të Kolegjit AAB morën pjesë në aktivitetin rekreativ “Let’s Go Hiking”, i organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në bashkëpunim me Unionin Studentor.

Ky aktivitet u zhvillua në Bjeshkët e Sharrit, ku studentët patën mundësinë të kalojnë një ditë të mbushur me energji, sfida dhe relaks, duke shijuar bukuritë natyrore dhe peizazhet mahnitëse të kësaj zone.

Përmes ecjes dhe aktiviteteve në natyrë, studentët jo vetëm që zhvilluan aspektin rekreativ dhe fizik, por gjithashtu forcuan frymën e bashkëpunimit, socializimit dhe punës ekipore. Atmosfera pozitive dhe pjesëmarrja e madhe e studentëve e bënë këtë organizim një përvojë të veçantë dhe mjaft të suksesshme.

Organizime të tilla, të iniciuara nga Unioni Studentor dhe fakultetet e Kolegjit AAB, kanë rëndësi të madhe në jetën studentore, pasi kontribuojnë në promovimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, në ruajtjen e mirëqenies fizike dhe mendore të studentëve, si dhe në krijimin e përvojave të vlefshme jashtë auditorëve universitarë.

Share: