Thirrje për aplikim në Modulin Jeann Monnet në Université de Caen Normandie, Francë

1 Mars 2024
Call for applications to the Jeann Monnet Module at the Université de Caen Normandie, France

Ftohen studentët e dy niveleve të studimeve BA dhe MA të Kolegjit AAB të marrin pjesë në Modulin Jean Monnet “Mémoire et Avenir de l’Union Européenne” (MAUE), të financuar nga agjencia Erasmus+ France dhe drejtuar nga Armelle Gosselin Gorand, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Caen Normandi.

Afati i regjistrimit është deri me datën 15 prill 2024, përmes kësaj vegëze: https://enquetes.unicaen.fr/index.php/895669?lang=fr

Për më shumë informata rreth shkollës verore:

Moduli i krijuar për të ofruar një kuptim shumëdisiplinor të integrimit evropian dhe sfidave të tij, përfshin një shkollë verore e cila do të mbahet nga 10 deri më 21 qershor 2024, sipas afatit kohor si vijon:

Java 1 – 10 deri me 14 qershor: 22 orë e gjysmë kurse gjuhe (anglisht ose frëngjisht si gjuhë e huaj)

Ky modul kombinon praktikën e gjuhës frënge dhe angleze. Qëllimi është të ndërtohen aftësitë në të kuptuarit e shkruar dhe të folur, prodhimin dhe ndërveprimin, duke integruar punën mbi mekanizmat prozodik, strukturat gramatikore dhe elementet leksikore që korrespondojnë me aktet gjuhësore të studiuara.

Java 2 – 17 deri me 21 qershor: 28 orë specializim (në frëngjisht)

Ky modul ofron një program 28-orësh të mësimdhënies për lëndë specifike, duke mbuluar një sërë temash në frëngjisht: një vështrim prapa në integrimin evropian; reflektime mbi komunitetin tonë të së drejtës; sfidat e integrimit evropian; roli i GJED-së në harmonizimin e ligjit etj. Ky program mësimor do të ofrohet nga pedagogë francezë dhe të huaj, si dhe do të shoqërohet me vizita kulturore. Aktiviteti kulturor mundëson të punojmë në temën kulturore të kujtesës dhe të ardhmes së BE-së dhe të eksplorojmë idenë e Unitetit në Diversitet.

Informacioni mbi tarifat dhe regjistrimin (i hapur deri më 15 prill) është i disponueshëm përmes vegëzave të mëposhtme.

Share: