Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i përfaqësuar nga dekanja Aida Alla dhe Fakulteti i Arteve i përfaqësuar nga dekani Fitim Aliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Aftësime Profesionale KTC me drejtoreshë Violeta Dema.
Këto marrëveshje parashohin realizimin e praktikës profesionale për studentët e dy fakulteteve si dhe mësimin e praktikës për kursistët e Institutit KTC.
Përveç kësaj, palët nënshkruese do zhvillojnë aktivitete dhe takime të përbashkëta nëpërmjet përfaqësuesve.