Thirrje për shkëmbim studentor në “Lodz University” Poloni për semestrin dimëror 2024
24 Prill 2024
Lodz University si institucion i arsimit të lartë në Poloni dhe partner i Kolegjit AAB, hap thirrjen për shkëmbim studentësh në këto programe studimesh:
Ekonomik (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
Cikli i studimeve: Bachelor
Afati kohor i studimit: Semestri i dimrit 2024
Afati për aplikim zgjat deri me 20 maj 2024
Mbështetja financiare për studentët e zgjedhur:
800 EUR në muaj dhe 275 EUR (shpenzimet e udhëtimit) https://erasmusplus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
DETAJE TJERA RRETH KRITEREVE TË APLIKIMIT:
- Të drejtë aplikimi kanë studentët nga fakultetet: Ekonomi (drejtimet: Menaxhment; Financa), Shkenca Kompjuterike, Komunikim Masiv, Gjuhë Angleze, Juridik, Administratë Publike (drejtimi: Shkenca Politike)
- Të jenë në nivel Bachelor (semestri 2-5); Studentët e semestrave të fundit të studimeve (semestri 6 respektivisht të semestrit të 8) nuk kanë të drejtë aplikimi
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivel B1/B2 ( kjo të vërtetohet ose përmes testit
ndërkombëtar TOEFL, jo më të vjetër se 2 vite; TOEFL PBT 550; TOEFL CBT 213; TOEFL IBT 80 or IELTS 6.5 ose vërtetimin e jep institucioni pas testimit të bërë)
- Nota mesatare duhet të jetë 8,5 dhe më lartë
- Studenti duhet të ketë të përfunduar së paku 5 provime nga viti të cilit i përket
- Inkurajohen të aplikojnë të gjithë studentët pa dallime dhe pa përjashtime
- Për aplikim dhe përzgjedhje të lëndëve, ju lutem shikoni vegëzën e dhënë nga Universiteti Lodz dhe përcaktohuni për kurset/lëndët që do t’i ndiqni: https://www.uni.lodz.pl/en/mobility-study-programmes-and-courses
- Intervistat me kandidatët e interesuar do të mbahen me 22 maj 2024