Me 11 maj mbahet kursi i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional

2 Maj 2024

Duke filluar nga ora 10:00 – 15:30, me datën 11 maj në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB do të mbahet kursi i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese.

Tema e këtij kursi do të jetë “Kujdesi infermieror tek moshat geriatrike”, me ligjërues Armela Zylfo dhe Eroll Reshtani.

Në këtë kurs mund të aplikojnë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore, me interes për të mësuar mbi sfidat në kujdesin shëndetësor në menaxhimin e pacientëve geriatrik me sëmundje te ndryshme.

Pagesa për student është 10 euro, kurse për profilet e tjera është 15 euro, duke aplikuar në linkun: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/. Pastaj e pranoni emalin e aplikimit dhe pagesën duhet ta bëni në këtë numër te xhirollogarisë: TEB 2014 0000 0848 9233

Pastaj pagesën duhet ta dorëzoni si kopje fizike tek zyra e asistentëve të infermierisë jo më larg se një ditë para datës së trajnimit apo përmes emailit: [email protected], jo më larg se një ditë para datës së trajnimit.

Pjesëmarrja është e limituar!

Share: