Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) i Kolegjit AAB është organizator dhe bashkëorganizator i dy konferencave shkencore ndërkombëtare të cilat do të mbahen së shpejti, në Prishtinë dhe Athinë.
Në partneritet me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimeve të Universitetit të Tiranës dhe Institutin e Komunikimeve të Greqisë, FKM i AAB-së në Prishtinë mban konferencën e titulluar “Informimi, media dhe e vërteta në epokën e pas së vërtetës dhe intelegjencës artificiale”, abstraktet e të cilir priten deri më 20 maj.
Ndërkaq, afati i abstrakteve për konferencën tjetër është 30 qershori. Kjo konferencë mbahet në Athinë më 4 korrik 2025, ku partner në organizimin e kësaj konference janë Instituti për Komunikime i Greqisë, Universiteti i Aristotelit të Selanikut, Kolegji AAB, University of Versailles i Francës, King Graduate School of Monroe College nga ShBA-të etj.