Folës kryesor në konferencën shkencore ndërkombëtare të komunikimeve të Kolegjit AAB, do të jetë Prof. Dr. Lukasz Tomczyk, i cili në vitin 2022 u shpall “Top 2 % i shkencëtarëve më me ndikim në botë” nga rangimi i Universitetit të Stanfordit dhe Elsevier (pronar i Scopus).
Profesori nga Universiteti Jagiellonian i Polonisë, në konferencën shkencore të AAB-së do të flasë për “Krijimin e informacionit të rremë në internet për mësuesit dhe sigurinë dixhitale të ekosistemit të shkollës”.
Tomczyk është autor i mbi 220 artikujve nga revistat prestigjioze, i 7 monografive dhe redaktor i 15 monografive përmbledhëse studimore, si dhe drejtues i disa projekteve shkencore ndërkombëtare. Në konferencën e Kolegjit AAB, “Informimi, media dhe e vërteta në epokën e pas së vërtetës dhe intelegjencës artificiale”, përveç prof. Tomczyk, folës kryesor do të jetë edhe një autoritet tjetër shkencor, Prof. Mark Deuze nga Universiteti i Amsterdamit, njëri nga emrat më eminentë në botë për teoritë e komunikimeve dhe studimeve mediatike.