Ambasadori i Republikës së Sllovenisë mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

9 Nëntor 2019

Në kuadër të ligjëratave speciale me diplomatë të huaj për studentët e Shkencave Politike dhe Diplomacisë të Kolegjit AAB, sot mysafir ishe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Në këtë ligjëratë ai foli për politikën e jashtme sllovene dhe së bashku me pjesëmarrësit u krahasua me zhvillimet politike të vendit tonë.

“Janë disa ngjashmëri mes Sllovenisë dhe Kosovës, jo vetëm në madhësi gjeografike por edhe në sistemin jetësor të të dyja vendeve. Mirëpo, në vendin tonë nuk ka ndonjë parti politike që tenton të ndryshojë apo zgjerojë territorin e Sllovenisë tani për tani. Shteti jonë është i përbërë nga gjithsej 14 ministri, dhe mendoj se secili vend është përgjegjës për të vendosur misionin e tij udhëheqës”, tha ambasadori slloven.

Shteti slloven ndanë fenë dhe gjuhën thuajse të përbashkët me shtetin kroat dhe ka një buxhet dhjetëfish më të madh se ai i Kosovës.

Share: